Titulli i projektit: Mobiliteti Smart në Zonat Urbane në Rajonin Adriatiko-Jonian (Smart Mobility in Adriatic Ionian Region Urban Areas)
Programi: IPA-ADRION00134
Prioriteti i Programit: Mbështetja e një rajoni Adriatiko-Jonian më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm ndaj klimës
Objektiva specifike: SO 2.4: Mbështetje për mobilitetin urban shumëmodal të qëndrueshëm në rajonin Adriatik – Jonian
Partnerët:
- 1. AREA Science Park – Itali (Lead Partner)
- 2. Kompania e Transportit Provincial – Itali
- 3. Bashkia e Koper – Slloveni
- 4. CIVINET CY-EL SECRETARIAT NPO – Greqi
- 5. Bashkia e Rethymno – Greqi
- 6. Qendra e Inovacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike Beograd (ICMF) – Serbi
- 7. Qyteti i Nis – Serbi
- 8. Agjensia për Zhvillimin Rajonal Ekonomik të Sarajevës SERDA – Bosnjë dhe Hercegovinë
- 9. Bashkia e Novo Sarajevo – Bosnjë dhe Hercegovinë
- 10. Instituti i Transportit – Shqipëri
- 11. Këshilli i Qarkut Shkodër – Shqipëri
Rezultatet e pritura:
Rezultati 1: Të paktën 10 autoritete lokale, ofrues të shërbimeve të mobilitetit lokal dhe institucione kërkimi e inovacioni do të krijojnë një rrjet për zgjidhjet e mobilitetit smart. Ky rrjet, i bazuar në angazhimin e kompetencave multidisiplinore, ka për qëllim të gjenerojë sinergji për të lehtësuar dhe mbështetur proceset e inovacionit dhe bashkëkrijimit në fushën e mobilitetit smart. Rrjeti do të veprojë si një hapësirë për të inkurajuar shkëmbimin e njohurive midis aktorëve të ndryshëm të inovacionit nën një perspektivë, duke kontribuar në përcaktimin e veprimeve të përbashkëta për zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të sistemeve inteligjente të transportit, që synojnë një përdorim më të mirë të infrastrukturës dhe shërbimeve të reja të mobilitetit për të përmirësuar sistemet e qëndrueshme, të pastra dhe inteligjente të mobilitetit dhe menaxhimin e fluksit të trafikut në qytetet dhe zonat urbane funksionale në rajonin Adriatik – Jonian.
Rezultati 2: Zgjidhjet e mobilitetit smart do të testohen në 6 territore pilote (Gorizia, Koper, Nis, Novo Sarajevo, Rethymno dhe Shkodër). Në këto territore pilote, këto zgjidhje do të lidhen ngushtësisht me politikat dhe planet lokale (SUMP ose të tjera) për të përmbushur nevojat vendase dhe për t’u integruar në planifikimin strategjik të autoriteteve lokale.
Qëllimi është të testohen zgjidhje që mund të jenë kosto efektive dhe që kanë një ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në reduktimin e ndotjes dhe emetimeve të CO2. Do t’i kushtohet gjithashtu vëmendje treguesve që lidhen me gjininë dhe aksesueshmërinë, pasi kjo është një pikë kyçe për të shmangur diskriminimin e zonave periferike ose të njerëzve me lëvizshmëri të reduktuar. Gjithashtu do të merret parasysh identifikimi i burimeve të mundshme të financimit (duke përfshirë partneritetet publike/private).
Bazuar në rezultatet e testimit, territoret pilote do të angazhohen për një zbatim më të gjerë në shkallë më të madhe të zgjidhjeve të testuara dhe integrimin e tyre në planet e tyre të mobilitetit.
Kohëzgjatja e projektit: 36 muaj
Financimi: 1.373.025,60 Euro
Postime të projektit SMARTMOBAIR
Takimi i Parë i SmartMobAir: Një Fillim i Ri!
Takimi i Parë i SmartMobAir: Një Fillim i Ri! Kemi kënaqësinë të njoftojmë për suksesin e Takimit Fillestar të projektit Mobiliteti Smart në Zonat Urbane