Ftesë për plotësimin e pyetësorit mbi transportin publik në Shkodër

Si levizni ne Shkoder? Ndani mendimin tuaj!

Mendimi juaj mund të ndihmojë në përmirësimin e transportit publik në Shkodër.

Në kuadër të projektit SMARTMOBAIR po zhvillojmë një pyetësor për të kuptuar më mirë mënyrën se si lëvizin qytetarët në Shkodër, nevojat e tyre dhe mendimin e tyre për transportin publik.

Paralelisht, në kuadër të një veprimi pilot, autobusët e linjës Fermetim–Bahçallëk po pajisen me pajisje GPS dhe sensorë për numërimin e pasagjerëve. Të dhënat do të tregojnë sa autobusë kalojnë, kur dhe sa të ngarkuar janë, duke mbështetur planifikimin e linjave dhe të orareve.

⏱️ Plotësimi i pyetësorit zgjat rreth 7–8 minuta dhe përgjigjet janë anonime.

👉 Linku i pyetësorit: https://forms.gle/MhudSijHgEjezmoe6

Ky veprim pilot zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe operatorin ERGYS 2010 MS sh.p.k., me mbështetjen e Institutit të Transportit dhe bashkëfinancimin e Bashkimit Evropian përmes Programit Interreg IPA ADRION.