Rreth Institutit të Transportit
Instituti i Transportit, është krijuar në vitin 1985. Me një eksperiencë pune mbi 30-vjeçare, Instituti i Transportit ka kryer studime afatmesme dhe afatgjata të aplikueshme në sektorin e transportit, oponenca, konsulenca, etj si dhe ka marre pjesë në programe të ndryshme rajonale.
Në kuadrin e programeve të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për reformimin e Institucioneve Studimore, Instituti i Transportit u reformua si “Njësi Shërbimi” pranë Ministrisë që mbulon çështjet e transportit.
Misioni i Institutit të Transportit është krijimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave për fushën e transportit, mbështetja e Ministrisë, me të dhëna dhe mjete analitike për të zhvilluar politika dhe strategji për sektorin e transportit, duke përfshirë monitorimin dhe përditësimin e Planit Kombëtar Shqiptar te Transportit.
- Krijimi i një data baze të sektorit të transportit për secilin lloj të tij dhe të dhëna që do të përdoren bashkërisht për të gjitha veprimtaritë e sektorit të transportit, gjithashtu të mirëmbajë dhe azhurnojë këtë data baze. Funksionon si një burim qendror i informacionit për sektorin e transportit.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i Planit Kombëtar të Transportit (PKT) dhe programeve të investimeve lidhur me to, dhe i siguron Ministrisë së linjës të dhëna dhe instrumenta analitikë për zhvillimin e politikave të strategjisë së sistemit të transportit.
- Rekomandon dhe ndihmon MPPTT-në në rishikimin dhe përditësimin e politikave të sektorëve të transportit, rregulloreve dhe të reformave institucionale.
- Kryerjen e punimeve dhe shërbimeve të tjera studimore në fushën e transportit si dhe vlerësime, oponenca, ekspertiza, trajnime etj, për Ministrinë e linjës dhe për të tretë.
- Merr pjesë si konsulent apo partner lokal me projekte rajonale dhe të huaja në fushën e transportit.