Previous slide
Next slide

Rreth Institutit të Transportit

Instituti i Transportit, krijuar në vitin 1985, me një eksperiencë pune mbi 30-vjeçare, ka kryer studime afatmesme dhe afatgjata të aplikueshme në sektorin e transportit, oponenca, konsulenca, etj si dhe merr pjesë në projekte të ndryshme rajonale. Aktualisht funksionon si “Njësi Shërbimi” pranë Ministrisë që mbulon çështjet e transportit.

Transporti Rrugor

Rrjeti rrugor i Shqipërisë përbëhet prej rreth 18.600 km përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane. Përsa i përket infrastrukturës rrugore, këto 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë investime të rëndësishme për ndërtimin e segmenteve kryesore të rrjetit rrugor Kombëtar.

Transporti Ajror

Aktualisht zhvillimi i Transportit ajror Shqiptar është i fokusuar në Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, që ndodhet rreth 25 km në Veri-Perëndim të Tiranës. TIA (Tirana International Airport) menaxhohet dhe operohet nga Partneriteti Privat-Publik.

Transporti Detar

Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit, me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë.

Transporti Hekurudhor

Rrjeti hekurudhor Shqiptar ka në përdorim 416km linjë hekurudhore kryesore teke (me një binar) në funksion 343.35 km me gjerësi standarde 1435 mm dhe rreth 92km linja sekondare të stacioneve dhe degëzimeve industriale.

Projekte në zhvillim

Titulli i projektit: Sustainability of alternative fuels in the ADRION area.

Akronimi: SUPER ALFUEL.

Kohëzgjatja: 36 Muaj

Qëllimi i Projektit: Qëllimi kryesor i projektit SUPERALFUEL është të promovojë transportin e qëndrueshëm detar në rajonin e Adriatikut dhe Jonit përmes integrimit të lëndëve djegëse alternative, si hidrogjeni, amoniaku dhe metanoli. Ky projekt synon të reduktojë emetimet e gazrave serë dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit në zonat portuale, duke kontribuar kështu në një mjedis më të pastër dhe më të sigurte.

Objektivat specifike të projektit:

  1. Krijimi i një kuadri ligjor të standardizuar për perdorimin e lëndëve djegëse alternative në zonat portuale.
  2. Përmirësimi i protokolleve të sigurisë dhe metodologjive të vlerësimit të rrezikut në lidhje me përdorimin e hidrogjenit, amoniakut dhe metanolit në operacionet detare.
  3. Krijimi i bazave ligjore dhe programeve të trajnimit për palët e interesuara të përfshira në zinxhirin alternativ të furnizimit me karburant.
  4. Ulja e emetimeve të CO2 dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit në zonat portuale dhe në brendësi të tyre.

-> SHIKO PROJEKTIN

Titulli i projektit: Mobiliteti Smart në Zonat Urbane në Rajonin Adriatiko-Jonian (Smart Mobility in Adriatic Ionian Region Urban Areas)

Programi: IPA-ADRION00134

Prioriteti i Programit: Mbështetja e një rajoni Adriatiko-Jonian më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm ndaj klimës

Objektiva specifike: SO 2.4: Mbështetje për mobilitetin urban shumëmodal të qëndrueshëm në rajonin Adriatik – Jonian

-> SHIKO PROJEKTIN

Project “PORTS PLUS – Promoting Resilient, Sustainable and Smart Transport and Logistic activities in the South Adriatic Area’

The Project will aim at validating and capitalizing on contents produced within the PORTS WPT3 report and webinars to build a comprehensive capacity building path realized through workshop and seminars addressed to a targeted audience: students of Transport and Logistic topics, public and private operators and interested professionals.

-> SHIKO PROJEKTIN

INSTITUTE OF TRANSPORT partner in the EU-funded
Project MultiAPPRO PLUS

As the continuation of the MultiAPPRO project, in 2022 Institute of Transport is partner in MultiAPPRO PLUS project, which will promote freight transport logistics, strive to make intermodal transportation more competitive and put maritime freight transport on equal footing with other transport modes, as well as continue the creation of frameworks that incentivise investments for the modernization of ports in the Adriatic-Ionian region and continue reviewing the progress made in the development of sustainable mobility as previously proposed by the European Commission.

You may access the project website https://multiappro.adrioninterreg.eu/ to find detailed and updated info on project structure, partners, news, events, publications.

-> SHIKO PROJEKTIN

Projekti EFINTIS

PROGRAMI: INTERREG IPA CBC ITALI-SHQIPËRI-MALI I ZI

Titulli i plotë projektit: Rritja e efikasitetit të flukseve të transportit INTERMODAL nga Sistemet e Përmirësuara të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Akronimi i projektit: EFINTIS

Objektivi specifik prioritar i programit: Rritjen e koordinimit përmes aktorëve të duhur për të promovuar lidhjen e qëndrueshme ndërkufitare në zonën e bashkëpunimit

Emri i partnerit lider: Luka Bar Holding Company

Data e fillimit të projektit:      01.07.2020

Data e mbarimit të projektit:  31.12.2021

-> SHIKO PROJEKTIN

Titulli i projektit: Sistemet Inovative per te rritur kontrollet Doganore kunder korrupsionit.
Akronimi i projektit: ISACC.
Emri i Partnerit Lider/gjuha e Organizuesit: Fondacioni IST per levizje te qendrueshme, zona e menaxhimit te informacionit dhe infrastruktures logjistike- GE.IN.LOGISTIC. 

Data e fillimit: 01.07.2020
Data e mbarimit: 31.12.2021
Buxheti Total Euro: 996 997.04

Pershkrimi i Projektit: Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë partnerë të rëndësishëm tregtar në ditët e sotme dhe administratat doganore kombëtare luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e lëvizjes së mallrave përtej kufijve dhe zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit duke parandaluar tregtinë e paligjshme të mallrave me vëllim të madh dhe duke lehtësuar rrjedhën e ngarkesave të ligjshme tregtare.

Prandaj, përmirësimi i proceseve të inspektimit dhe kontrolleve doganore është thelbësor për të adresuar këtë nevojë të dyfishtë. Projekti ISACC (Sistemet Inovative për të rritur Kontrollet Doganore Antifraud) i përgjigjet kësaj sfide duke përcaktuar metodologjitë informative, modelet, proceset dhe strukturat që mund të thjeshtojnë dhe harmonizojnë futjen e qasjes inovative në fazat e inspektimit dhe kontrollit të korrupsionit në të tre vendet.

Koordinator
Prof.as.Dr Shkelqim Gjevori

-> SHIKO PROJEKTIN

PORTS 4.0 është një vazhdim i natyrshem i Projektit PORTS, financuar në thirrjen e parë të PROGRAMME INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi. Ai shtrihet në Objektivin Specifik 4.1 kushtuar Transportit dhe në veçanti, synon përmirësimin e lidhjeve ndërkufitare detare duke rritur koordinimin midis aktorëve te interesuar.

Si rezultat, i gjithë projekti do të synojë palët e interesuara publike dhe private, përfshirë vendimmarrësit, institucionet kërkimore dhe kompanitë e biznesit aktive në logjistikë ne sektorin detar në mënyrë që të ndërtohet një rrjet solid i te interesuarve që do të ndajnë informacion, njohuri dhe ide për të rritur inovacioneve që rrjedhin nga koncepti i Industrisë 4.0 për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm, të zgjuar dhe të gjelbër në lidhjet dhe shërbimet e transportit në Zonën e Programit.

Koordinator
Prof.as.Dr Shkelqim Gjevori

-> SHIKO PROJEKTIN

Titulli i projektit: Mbështesni zonat ishullore dhe zonat me dendësi të ulët drejt një ekonomie
turizmi më qarkulluese – INCIRCLE 

Partnerët e Projektit:
AREA Science Park – Itali (Lead Partner)
MEDCITIES – Spanjë
CIVINET CY-EL Secretariat Civil Non-Profit Company – Greqi
Larnaca-Famagusta District Development Agency (ANETEL) – Qipro
Instituti i Transportit – Shqipëri
Energy and Water Agency – Maltë
Region Of Crete – Directorate Of Environment And Spatial Planning – Greqi
Bashkia e Himarës – Shqipëri
Palma City Council – Spanjë
Regional Government of the Balearic Islands – Direction of Environmental Education,
Environmental Quality and Waste – Spanjë
Larnaka Municipality – Qipro
Ministry for Gozo – Maltë
ISV SSSA – Institute Scuola Superiore Sant’Anna – Itali
Municipality Of Rethymno – Greqi

-> SHIKO PROJEKTIN

“Turizmi me Kroçera  dhe ndikimet e tij në mjedisin urban”
Takimi i parë përurues i projektit LOCATIONS, 13-15 Dhjetor 2016, Trieste, Itali

Shtatë qytetet port të Evropës dhe partnerë të tjerë të projektit – ndër të cilat Instituti i Transportit në Shqipëri dhe Porti i Durrësit – kanë bashkuar forcat për të përmirësuar logjistikat në lidhje me lundrimin me Kroçera dhe planifikimin e transportit.

-> SHIKO PROJEKTIN
-> PORTET MESDHETARE: SI TË ZVOGËLOJMË IMPAKTET E TURIZMIT ME KROÇERE 

Qellimi eshte arritja e nje qendrimi te perbashket dhe te kordinuar, per zgjidhjen e pengesave ekzistuese, ashtu si edhe planifikimi dhe zhvillimi i sistemit te transporit intermodal ne nivel rajonal, duke ngritur nje Observator te Transportit Intermodal dhe nje Grup Pune per mbledhjen dhe zgjidhjen e pengesave ne nivel kombetar, duke kryer promovime te perbashketa, sikurse edhe duke percaktuar kriteret e cilesise ne porte. Kjo eshte e vetmja rruge per arritjen e qendrueshmerise dhe konkurences ne raport me sistemet e porteve  te Europes Veriore. 

-> SHIKO PROJEKTIN

Titulli i projektit: Rrjetet Mesdhetare Ndër-rajonale Elektromobile për sistemet e transportit intermodale dhe interurbane me emetime të ulëta karboni.

Programi: Interreg MED

-> SHIKO PROJEKTIN

Projekti PORTS synon të studiojë ndikimin e rrugëve të reja dhe të MoS ndermjet brigjeve të Apuliane, Malit të Zi dhe Shqipërisë, veçanërisht midis porteve të Tarantos, Kotorit dhe Durrësit, si dhe të analizojë ndikimin e tyre socio-ekonomik. 

Koordinator
Prof.as.Dr Shkelqim Gjevori

-> SHIKO PROJEKTIN

Institucione Partnere