Projekti LOCATIONS

projekti-locations

 Turizmi me Kroçera  dhe ndikimet e tij në mjedisin urbanTakimi i parë përurues i projektit LOCATIONS13-15 Dhjetor 2016, Trieste, Itali

Shtatë qytetet port të Evropës dhe partnerë të tjerë të projektit – ndër të cilat Instituti i Transportit në Shqipëri dhe Porti i Durrësit – kanë bashkuar forcat për të përmirësuar logjistikat në lidhje me lundrimin me Kroçera dhe planifikimin e transportit.

Turizmi me Kroçera është një sektor në zhvillim e sipër në Shqipëri. Portet më të zhvilluara për Kroçerat ose anijet turistike janë porti i Durrësit, porti i Vlorës dhe Porti i Sarandës. Porti i Durrësit është porti më i rëndësishëm i Shqipërisë dhe përfaqëson për këtë arsye portën kryesore për hyrje-daljen nga Shqipëria, dhe volumi i trafikut të mallrave dhe pasagjerëve, është kryesisht me vendet Mesdhetare. Saranda është një qytet-port turistik në jug të Shqipërisë: që nga viti 2012, është aprovuar Master Plani për zhvillimin e  Portit të Sarandës me zgjerimin dhe ndërtimin e infrastrukturave të reja për terminalin e linjave të anijeve-Kroçere. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe nga baza e të dhënave në Institutin e Transportit, për vitin 2015, numri i Jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë dhe kanë dalë nga porti i Durrësit ishte 260 ndërsa nga Porti i Sarandës ishte afërsisht 480 nga vende dhe destinacione të ndryshme.

porti-i-sarandes

Porti i Sarandës

Nga njëra anë, ky lloj turizmi u ofron ekonomive lokale mundësi të mëdha, duke rritur imazherine dhe reputacionin e destinacioneve ndërkombëtare. Nga ana tjetër ai gjithashtu sjell një sërë çështjesh në lidhje me rrjetet e transportit, si dhe transportin lokal urban dhe periferik, sidomos gjatë operacioneve për hipjen dhe zbritjen e pasagjereve nga anijet, ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve për anijet turistike.

Projekti LOCATIONS (Low-carbon Transport in Cruise Destination Cities)  trajton këto probleme të turizmit me kroçere duke mbështetur autoritetet lokale në zhvillimin e planeve të mobilitisë  me karbon-të ulët si dhe adresimin e masave të veçanta në optimizimin e lundrimit me Kroçere të udhëtarëve, mallrave dhe flukseve të shërbimeve.

Një metodologji e dedikuar do të zhvillohet dhe testohet për t’iu përgjigjur nevojave individuale të identifikuara në qytet-portet e përfshira. Ideja është të përcaktohen paketa modulare të masave që do të kontribuojnë në çbllokimet e trafikut në zonat urbane dhe reduktimin e ndotjes në mjedis, i projektuar për tu transferuar lehtë në qytetet porte të tjera të zonës së Mesdheut. Fushata specifike sensibilizuese janë parashikuar, për të inkurajuar përfshirjen e udhëtarëve dhe qytetarëve për të marrë përgjegjësi dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete.

Projekti LOCATIONS, financuar përmes Fondit Evropian të Zhvillimit Rajonal, është koordinuar nga AREA Science Park of Trieste, dhe zhvilluar në  Rajonin e Friuli-Venezia-Giulia në bashkëpunim me Autoritetin Portual Trieste si dhe me mbështetjen e qytetit të Triestes dhe Autoritetit Rajonal Friuli Venezia Giulia. Partneriteti numëron mbi 20 organizata dhe institucione nga Italia, Kroacia, Spanja, Portugalia, dhe Shqipëria. Instituti i Transportit dhe Autoriteti Portual Durrës janë dy partnerët shqiptarë të projektit  dhe me mbështetjen e Bashkisë së qytetit të Durrësit, si partner mbështetës i projektit. Shtatë qytete port evropiane janë të përfshira: Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravenna, Durrësi dhe Trieste.

“Sfida – thonë perfaqesues të Institutit te Transportit – është planifikimi i zgjidhjeve për lundrimet me Kroçere të pasagjerëve dhe flukset e mallrave në mënyrë që të ruhen burimet natyrore dhe kulturore në qytetet destinacione, në mënyrë që të mbrohet atraktiviteti i tyre me kalimin e kohës.

LOCATIONS synon të kontribuojë në përcaktimin e planeve për menaxhimin e qëndrueshëm të flukseve te trafikut të gjeneruara nga turizmi detar me Kroçere në kuadër të planeve më të gjera strategjike të qyteteve port, si Planet e Qëndrueshme të Lëvizshmërisë Urbane (SUMPS) dhe Planet e Qëndrueshme të Zhvillimit të Energjisë (SEAPs). Në këtë mënyrë, Instituti i Transportit, forcon më tej rolin e tij si një partner teknik mbi temat strategjike, si mobiliteti i qëndrueshëm. “



 

Evente

PORTET MESDHETARE: SI TË ZVOGËLOJMË IMPAKTET E TURIZMIT ME KROÇERE

U prezantuan në Malaga rezultatet e projektit tre-vjeçar InterregMED LOCATIONS: planet, masat teknike dhe Webinarët edukativë për përmirësimin e lëvizshmërisë në destinacionet e kroçereve  dhe për limitimin e impakteve mjedisore.   Gjatë dhjetë viteve të fundit, turizmi me kroçere ka pësuar rritje të madhe, nga 17.8 milionë pasagjerë në 2009 në rreth 30 milionë turistë rreth globit këtë vit.

Më Shumë