PORTET MESDHETARE: SI TË ZVOGËLOJMË IMPAKTET E TURIZMIT ME KROÇERE

U prezantuan në Malaga rezultatet e projektit tre-vjeçar InterregMED LOCATIONS: planet, masat teknike dhe Webinarët edukativë për përmirësimin e lëvizshmërisë në destinacionet e kroçereve  dhe për limitimin e impakteve mjedisore.

 

Gjatë dhjetë viteve të fundit, turizmi me kroçere ka pësuar rritje të madhe, nga 17.8 milionë pasagjerë në 2009 në rreth 30 milionë turistë rreth globit këtë vit.

Kroçeret zakonisht nisen në ndjekje të një eksperience të bërë nga dija, kultura, mirëqenia, me një preferencë të shënuar për pushimet familjare.

Portet mesdhetare mund të shijojnë përfitimet ekonomike të këtij trendi, por ata gjithashtu kanë filluar të ndjejnë presionin e kësaj lëvizjeje globale. Nëse nuk mirëmenaxhohet, rrezikon të ndikojë mjedisin, lëvizshmërinë dhe trashëgiminë kulturore të destinacioneve të kroçereve, me një impakt në komunitete lokale gjithashtu.

 

Më 19 shtator në Malaga, Spanjë, një event u mbajt për të prezantuar rezultatet e projektit InterregMED LOCATIONS të financuar nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal, i cili ka punuar në këtë temë për tre vjet, duke kërkuar zgjidhje që janë lehtësisht të përsëritshme nëpër të gjitha portet mesdhetare.

Për të kuptuar impaktet në lëvizshmërinë urbane të gjeneruara nga mbërritjet, tranziti dhe nisja e anijeve kroçere, të shtatë qytetet që marrin pjesë në LOCATIONS – Trieste, Ravena, Lisbona, Malaga, Durrësi, Rijeka dhe Zadar – kanë zhvilluar masa specifike lëvizshmërie për pasagjerët si dhe për ekuipazhet e anijeve, për t’i integruar në planet e tyre të lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane (SUMPs).

Qëllimi përfundimtar: lehtësimi i impakteve të tilla në trafik dhe mjedis.

 

Puna e bërë nga zyrtarët e bashkive dhe autoritetet portuale si dhe nga ekspertët nga të shtatë qytetet u mbështet në idenë që përmirësimi i lëvizshmërisë së turistëve nënkupton përmirësimin e lëvizshmërisë së qytetarëve gjithashtu, dhe në të njëjtën kohë sjell një përmirësim në reputacionin e një qyteti, pa ndikuar në autencitetin dhe jetueshmërinë, që janë vlera për të cilat qytetet mesdhetare janë të njohura.

LOCATIONS do të lëri pas një trashëgimi që përfshin edhe zgjidhje të tjera:

  • Plan i i Transportit me Emetime të Ulëta të Karbonit (LCTP) për qytetin e Durrësit – video https://drive.google.com/file/d/17X4-vj70xG09pv9WUasZiydc7eab2a5G/view
  • përfshirja e 11 porteve të tjera mesdhetare, të ashtuquajtur “replikatorë”: Igoumenitsa dhe Thessaloniki (Greqi), Koper (Slloveni), Limassol (Qipro), Sète (Francë), Valletta (Malta), Cádiz (Spanjë), Dubrovnik (Kroaci), Leghorn (Itali), Portimão (Portugali) dhe Sarandë (Shqipëri), të cilët kanë nisur tashmë të zhvillojnë planet e tyre turististike të lëvizshmërisë;
  • një seri webinarësh teknike edukative;
  • një paketë prej 14 masash (lëvizshmëria elektrike, shared mobility, ekskursionet e gjelbra, bike sharing…) të cilat mund të shkarkohen nga faqja e internetit, nga ku qytetet e reja mund të frymëzohen.

 

Përveç kësaj, një rrjet i hapur institutesh dhe subjektesh nga të gjithë këto qytete do të vendoset së shpejti për të ruajtur vëmendjen e lartë në këtë temë. Me ndërgjegjen që çdo përpjekje e bërë për të zvogëluar emetimet e ndotjes do të lejojë Mesdheun të ruajë vlerat dhe autencitetin e tij në vite.