Stenda e projektit demonstrues (projektit pilot) EnerNETMob në E4SM 2021 revolution
Forumi i 4-rt Evropian për Energjinë dhe Mobilitetin Smart (E4SM 2021) iu kushtua inovacionit, me fokus të veçantë në bërjen e energjisë dhe zinxhirit të transportit sa më të gjelbër, transformimit të tregut dhe transformimit dixhital të infrastrukturës dhe shërbimeve. Gjatë E4SM 2021, Capenergies prezantoi projektin pilot të realizuar prej tyre në kuadër të projektit EnerNETMob me mjetin elektrik për logjistikën në sektorin agro-ushqimor, të kombinuar me energjitë e rinovueshme. Mësoni më shumë këtu!
EnerNETMob në Forumin Circle the MED 2021
Projekti EnerNETMob mori pjesë në Forumin “Circle the MED 2021” me një sesion fokusuar në “Qytetet Smart dhe Zgjidhjet e Elektro-Mobilitetit drejt Neutralitetit Klimaterik”. 200 pjesëmarrës iu bashkuan eventit gjatë të cilit një panel shumë i larmishëm dhe i shquar nga vendet e Mesdheut verior dhe jugor prezantuan idetë dhe projektet e tyre ambicioze në mbështetje të transformimit të gjelbër dhe dixhital të qyteteve. Mësoni më shumë dhe shikoni videon e regjistruar këtu!
Projekti EnerNETMob në Forumin CIVITAS 2021
Forumi CIVITAS 2021 ishte një mundësi ideale për të mësuar prej bashkive, njerëzve dhe projekteve që nxisin inovacionin në mobilitetin smart, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Edicioni i këtij viti përdori një format hibrid, duke kombinuar aktivitetet online dhe ato me prezencë fizike. EnerNETMob mori pjesë në këtë konferencë si një ekspozues online duke prezantuar arritjet e arritura nga projekti përfaqësuesve të bashkive, politikë-bërësve, ekspertëve, planifikuesve, OJQ-ve dhe akademikëve që iu bashkuan Forumit.