Mirësevini në buletinin e 5-të informativ të projektit EnerNETMob Interreg MED!

EnerNETMob lançon platformën e re dixhitale

Platforma e re e projektit EnerNETMob është tashmë online! Platforma është krijuar për të publikuar të rejat dhe arritjet e EnerNETMob dhe për të përforcuar bashkëpunimin midis vendeve partnere përmes një numri eventesh që do të zhvillohen me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sektorit të transportit elektrik. Kjo platformë e integruar aspiron të ngrejë një Komunitet Interaktiv të lidhur me elektromobilitetin dhe mobilitetin e qëndrueshëm, duke vepruar si hapësirë rrjetesh dixhitale, e mbështetur nga projekti EnerNETMob. Eksploroni platformën tonë të re këtu!

Intervistë me Drejtorin e Transportit në Bashkinë e Tiranës mbi zhvillimin e transportit elektrik në Tiranë

Instituti i Transportit zhvilloi një takim me Z. Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, Bashkia Tiranë, mbi disa çështje lidhur me zhvillimin e
transportit elektrik në Tiranë. Pikat kryesore të intervistës u përqëndruan në statusin aktual të përhapjes së automjeteve elektrike dhe infrastrukturës përkatëse të karikimit në Tiranë, masat aktuale për të fuqizuar përdorimin e makinave elektrike, mangësitë në legjislacionin shqiptar, sfidat me të cilat përballen operatorët e automjeteve elektrike dhe planet për të ardhmen. Lexoni intervistën e plotë këtu!

Rajoni i Peloponezit: 20,000 kilometra me zero-emetime gjatë muajit Gusht 2021

Platforma e re e projektit EnerNETMob është tashmë online! Platforma është krijuar për të publikuar të rejat dhe arritjet e EnerNETMob dhe për të përforcuar bashkëpunimin midis vendeve partnere përmes një numri eventesh që do të zhvillohen me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sektorit të transportit elektrik. Kjo platformë e integruar aspiron të ngrejë një Komunitet Interaktiv të lidhur me elektromobilitetin dhe mobilitetin e qëndrueshëm, duke vepruar si hapësirë rrjetesh dixhitale, e mbështetur nga projekti EnerNETMob. Eksploroni platformën tonë të re këtu!

Instituti i Transportit ka blerë një pikë karikimi “normal charging” për mjete elektrike dhe ka marrë me qera një makine 100% elektrike

Gjatë qershorit 2021, Instituti i Transportit instaloi dhe vuri në funksionim një Pikë Karikimi Normale Publike, blerë në kuadër të aksioneve pilote të projektit Enernetmob. Kjo pikë karikimi është një vlerë e shtuar për të gjithë drejtuesit e automjeteve elektrike në Tiranë, duke patur parasysh numrin e kufizuar të pikave të karikimit publike normale dhe të shpejta në Shqipëri.

Si pjesë e aksioneve pilote, është marrë me qera një makinë 100% elektrike nga qershori 2021 deri në përfundim të projektit. Makina e tipit Hyundai Kona, është testuar me sukses dhe përdoret në aktivitetet e përditshme të punës nga stafi i Institutit të Transportit.