INSTITUTI I TRANSPORT KA BLERË NJË PIKË KARIKIMI NORMALE PËR MAKINAT ELEKTRIKE DHE KA MARRË ME QERA NJË MAKINË TË RE 100% ELEKTRIKE

Gjatë qershorit 2021, Instituti i Transportit instaloi dhe vuri në funksionim një Pikë Karikimi Normale Publike, blerë në kuadër të aksioneve pilote të projektit Enernetmob. Kjo pikë karikimi është një vlerë e shtuar për të gjithë drejtuesit e automjeteve elektrike në Tiranë, duke patur parasysh numrin e kufizuar të pikave të karikimit publike normale dhe të shpejta në Shqipëri.

Si pjesë e aksioneve pilote, është marrë me qera një makinë 100% elektrike nga qershori 2021 deri në përfundim të projektit. Makina e tipit Hyundai Kona, është testuar me sukses dhe përdoret në aktivitetet e përditshme të punës nga stafi i Institutit të Transportit..