Transporti Detar
Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit, me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë.
Transporti detar dhe portet janë sektorët kryesorë jo vetëm të zhvillimit të sistemit të transportit, por dhe të zhvillimit ekonomik të vëndit, dhe në veçanti të industrisë së turizmit. Lidhur me këtë, mbi bazën e Planit Kombëtar të Transportit dhe Master Planeve të Zhvillimit të porteve, janë bërë hapa konkrete në drejtimet e mëposhtme:
- Rehabilitimi dhe zgjerimi i infrastrukturës dhe superstrukturës portuale të porteve të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës është vlerësuar si proces i domosdoshëm, për të rritur kapacitetet akostuse, përpunuese dhe efektivitetin e shërbimit, për tragetet me pasagjerë dhe me mallra, duke krijuar akses edhe për zhvillimin e turizmit detar.
- Komercializimi, privatizimi i shërbimeve, futja me konçesion e teknologjive moderne. Një prioritet i rëndësishëm aktualisht është edhe ndërtimi me koncesion i porteve turistike në zbatim të ligjit Nr.7910, Datë 10.04.2007 “Për portet Turistike”. Ky ligj, sipas standardeve ndërkombëtare, i jep një impuls të veçantë Turizmit, për ndërtimin e porteve turistike, marinave për akomodimin e jahteve dhe mjeteve të tjera lundruese me infrastrukturën, superstrukturën dhe lehtësitë e nevojshme, për përpunimin nga mjetet e vogla turistike dhe deri në anijet e mëdha Cruiser.
Transporti detar realizohet në katër portet kryesore shqiptare, Autoriteti Portual Durrës, Porti Detar Vlorë, Porti Detar Shëngjinit, Porti Detar Sarandë si dhe portet e karburanteve Romano-Port, Petrolifera Port.
Të dhëna për Transportin Detar