Transporti Ajror
Aktualisht zhvillimi i Transportit ajror Shqiptar është i fokusuar në Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, që ndodhet rreth 25 km në Veri-Perëndim të Tiranës. TIA (Tirana International Airport) menaxhohet dhe operohet nga Partneriteti Privat-Publik. Numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës deri në fund të vitit 2015 ishte 21.
Në territorin e RSH, për momentin nuk ka shërbime të rregullta të transportit të brendshëm ajror. Është ndërtuar por nuk është futur në operim Aeroporti i Kukësit, dhe ekzistojnë tetë fusha aviacioni civil, shumica me pistë të pa asfaltuar.
Një nga prioritetet e transportit ajror është investimi për qëllime të brendshme e turistike. Ndërtimi i një Aeroporti në Jug të vendit me qëllim zhvillimin e transportit të brendshëm ajror si dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit ajror ndërkombëtar, është një objektiv që mund të sjellë krijimin e një tregu konkurues me shërbime ajrore të liberalizuara. Po ashtu në transportin ajror, duhet të realizohet hapja e tregut dhe ulja e kostos së tarifave të udhëtimit për pasagjerët.
Të dhëna për Transportin Ajror