Takimi i rradhës për Projektin “PORTS” i mbajtur në Durrës 20 Qershor, 2018.
Në kuadër të projektit PORTS “ Partnership for the Observation and study of new Routes and Transnational Sea-Highways”, financuar nga programi INTERREG IPA CBC ITALY–ALBANIA–MONTENEGRO në zbatim të marrëveshjes midis Institutit të Transportit dhe Projektit, ku Instituti i Transportit është Partner Lokal, në datën 19 dhe 20 Qershor në Portin e Durrësit u organizua takimi i rradhës me pjesemarrjen e:
- Foundation Technical School for sustainable mobility infomobility management and logistic infrastructures – GE.IN.LOGISTIC: LP
- Programma Sviluppo: PP
- Polytechnic of Bari: PP
- Institute of Transport: PP
- University of Montenegro: PP
- Port System Authority of Ionian Sea: PP
Në këtë takim u diskutuan çështjet e mëposhtme:
- Përshkrim i Projektit dhe Plani i Punës (ITS)
- Prezantimi i WPT1 dhe i detyrave kryesore për partnerët:
WPT1-PORTS International Network: objektivat, roli, aktivitetet, shperndarja, rezultatet. - WPT1: Memorandumi i Mirëkuptimit (AIT). Prezantimi i Draft Memorandumit të Mrëkuptimit. Diskutimi i dokumentit dhe përmbajtja e tij. Miratimi i dokumentit nga partnerët e projektit.
- WPT1: Anketa (AIT)
Prezantimi i Draft-Sondazhit (anketimit) drejtuar palëve të interesuara për të përcaktuar nevojat e tyre në aspektin e investimeve dhe politikave publike. Diskutimi i dokumentit dhe përmbajtja e tij. Miratimi i Draft dokumentit nga partnerët e projektit. - WPM: Raportimi dhe menaxhimi financiar. (ITS)
Kontratat partneret, menaxhimi administrativ dhe financiar, procedurat e raportimit, raportet e stafit, aktivitetet dhe rezultatet e monitorimit të cilësisë, prokurimi publik.