Programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatic Cross-border Cooperation Programme ofron një mundësi në zhvillimin e iniciativave bashkëpunuese në rajonin e Adriatikut. Në kuadër të këtij programi është duke u zhvilluar projekti INTERMODADRIA “Mbështetja për zgjidhjet e transportit intermodal në zonën e Adriatikut’’.
Partneri kryesor në projekt është Rajoni Marche, Infrastrukturat Kryesore të Komunikimit dhe Lëvizshmërisë.
Partnerët në projekt janë:
• Autoriteti Portual i Ankonës, Itali.
• Interporti i Mallrave Marche, Itali
• CFLI – Konsorciumi i Trajnimit mbi Logjistikat Intermodale, Itali
• Autoriteti Portual i Igumenicës, Greqi
• Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, Greqi.
• Autoriteti Portual Levante, Itali
• Instituti i Transportit, Shqiperi
• Porti i Tivarit, Mali i Zi
• Grupi i Transportit Intermodal, Kroaci
• Autoritetit Portual Plloce, Kroaci.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e konkurrencës së anijeve në transport të shkurtër mallrash, rritja e atraktivitetit të zgjidhjeve të transportit intermodal që shërbejnë në portet dhe qendrat logjistike në rajonin e mesëm dhe të ulët të Adriatikut, me referencë të veçantë integrimin në zinxhirin logjistik të rrugëve detare që shërbejnë në të dy brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
Objektivat specifike të projektit janë:
- Të rrisë integrimin në zinxhirin logjistik të rrugëve detare që lidh dy brigjet e detit Adriatik, si alternativë ndaj transportit rrugor.
• Të nxjerrë në pah mundësitë e biznesit që vijnë nga investimet në infrastrukturë për aksesin tokësor të porteve (sidomos për investimet hekurudhore).
• Të promovojë veprime politike dhe instrumenta financiare për të mbështetur zgjidhjet intermodale të transportit.
• Të rrisë ndërgjegjësimin dhe kapacitetin e monitorimit të fluksit të mallrave.
• Të rrisë atraktivitetin e profileve profesionale të portit.
Projekti do të zhvillohet në periudhën kohore Shkurt 2013 – Qershor 2015.
Fondi total i projektit është 2.508.000,00 €.