Projekti CIRASIM

Titulli i projektit: Cold IRoning ASsessment Implementation Model

Akronimi: CIRASIM

PROGRAMI: INTERREG IPA ADRION

Kohëzgjatja: 1 Shtator 2024 – 31 Gusht 2027

Përshkrim i Shkurtër i Projektit:

Sipas Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), industria detare nxjerr rreth 940 milionë tonë CO2 çdo vit, që përbën rreth 2,5% të totalit të emetimeve globale të CO2. Ndërsa shumica e emisioneve ndodhin në anijet në lëvizje në det, lumenj dhe liqene, disa sasi mund të ndodhin edhe në anijet që qëndrojnë ose janë të ankoruara në porte. Sot, “Cold Ironing” nënkupton procesin e furnizimit me energji elektrike të anijeve që janë ankoruar në port, ndërkohë që motorët e tyre kryesorë dhe ndihmës janë të fikur.
Qëllimi kryesor i projektit CIRASIM është të mundësojë një analizë më të thelluar të mundësive dhe sfidave për zbatimin e Cold Ironing përmes analizës së specifikave të çdo porti partner që merr pjesë në projekt – Ploçe, Ankona, Durrës, Volos dhe Beograd, ku çdo port është i përcaktuar nga një grup i veçantë faktorësh. Një nga faktorët më të dalluar të porteve është përcaktuar nga lloji(i) i anijeve që vizitojnë ato, siç janë anijet e ngarkesave masive, anijet kontenierë, anijet RoRo, anijet e udhëtarëve etj. Një faktor tjetër i rëndësishëm është infrastruktura portuale, siç janë kufizimet e hapësirës dhe/ose të rrjetit elektrik të nevojshëm për implementimin e sigurt të këtij procesi dhe mundësia e përgjithshme për të ofruar përmes energjisë elektrike të prodhuar nga burime “të gjelbra”.

Qëllimet e Projektit:
Qëllimi i projektit CIRASIM është analiza e porteve të zgjedhura me specializime të ndryshme të vendosura gjatë bashkëpunimit të tyre për të përcaktuar sfidat dhe mundësitë individuale/dhe të përbashkëta dhe për të identifikuar mundësitë për zgjidhjen e tyre. Në fund, do të realizohet një mjet online bazuar në raporte nga portet partnere që do t’i ndihmojë ato të përcaktojnë avantazhet e implementimit të “Cold Ironing” në lidhje me uljen e CO2 dhe arritjen e një niveli zero të CO2.

UDHËHEQËSI I PROJEKTIT: Universiteti i Zadrës

PARTNERËT:

  • Autoriteti i Portit të Adriatikut Qendror (Itali)
  • Shoqata e Biznesit për Sport, Rekreacion, Rehabilitim dhe Biznes, Eco Zone Ada Huja (Serbi)
  • Autoriteti i Portit të Ploçes (Kroaci)
  • Instituti i Transportit (Shqipëri)
  • Autoriteti i Portit të Volosit S.A. (Greqi)
  • Universiteti ‘Shën Klimenti i Ohrit’ – Bitola (Maqedoni e Veriut)
  • Universiteti “Shen Kirili dhe Metodi” – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Shkup (Maqedoni e Veriut)

Vlera e plotë e projektit: 1.561.786,50 EUR

Postime të projektit CIRASIM

Njoftime

Materiale Promocionale