Në daten 26 Mars 2019, u mbajt në Tiranë mbledhja e dytë e STEERING COMMITTEE, në kuadër të Projektit Ndërkombëtar “PORTS”, ku Instituti i Transportit është partner lokal. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe dhënia e mendimeve nga të gjithë partnerët në lidhje me WPT1.
Partnerët pjesmarrës:
Foundation Technical School for sustainable mobility infomobility management and logistic infrastructures
- GE.IN.LOGISTIC, LP
- Programma Sviluppo , PP
- Polytechnic of Bari, Roli, PP
- Albanian Institute of Transport, PP
- Port System Authority of Ionian Sea, PP
(WP1) “RRJETI NDëRKOMBËTAR i Projektit “PORTS” synon të ndërtojë një rrjet të madh transnacional, duke përfshirë palet e interesuara publike dhe private në fushën e transportit detar brenda zonës së projektit dhe, me një fokus të veçantë operatorët që veprojnë në rajonet e Tarantos, Durrësit dhe Kotorit.
Paketa e Punës përfshin aktivitetet e mëposhtme:
WPT1.1 Ndërtimi i “RRJETIT NDËRKOMBËTAR TË PROJEKTIT PORTS”: Takimi ndërmjet Partnerëve të Projektit dhe ftesa e hapur për grupet e interesit. Ekipi i projektit do të bëjë një përzgjedhje të shoqatave, kompanive private, institucioneve dhe të gjitha aktorëve relevantë që mund të jenë të interesuar të hyjnë në rrjetin ndërkombëtar të PORTS dhe të eksplorojnë mundësitë për rrugët e reja detare në hapsirën Adriatiko – Joniane.
Memorandumi i Mirëkuptimit dhe fillimi i rrjetit ndërkombëtar: është përgatitur një memorandum mirëkuptimi, i cili është nënshkruar nga çdo palë e interesuar, që ka vendosur të bashkohet me rrjetin ndërkombëtar.
WPT1.2 Tryezat e rrumbullakëta: Do të ketë 1 tryezë të rrumbullakët për çdo vend, për të paraqitur rezultatet dhe qëllimet e pritshme të PORTS si dhe për t’i dhënë palës së interesuar mundësinë për t’u takuar edhe ndërkombëtarisht.
WPT1.3 Analiza e gjendjes së sotme dhe analizës së nevojave. Do të kryhet një hulumtim për të përshkruar rrugët ekzistuese midis Detit Jon dhe Adriatik; analiza do të marrë gjithashtu parasysh nevojat e palëve të interesuara në mënyrë që të përmirësojë aksesin në pikat kufitare dhe nevojat e tyre në drejtim të investimeve publike dhe aftësive të reja të kërkuara nga tregu. Analiza në fund do të shfrytezojë mundësinë për të transformuar modalitetin e transportit, nga rrjedhat ekzistuese të trafikut në ato më të qëndrueshme dhe më efikase, duke marrë parasysh vendin e origjinës dhe destinacionit të mallrave dhe pasagjerëve.