INCIRCLE zgjedh 6 replikues.

INCIRCLE zgjedh 6 replikues.

Në shtator 2021, partnerët teknikë të INCIRCLE, një prej të cilëve është dhe Instituti i Transportit, u takuan online për të vlerësuar kandidaturat e marra dhe përzgjodhën 6 territore replikues. InCircle do t’i ndihmojë këto territore për krijimin e strategjive territoriale për të rritur qarkullimin dhe qëndrueshmërinë e turizmit dhe për të mbështetur rinisjen e sektorit në periudhën post-covid.

Gjatë takimit, partnerët teknikë të INCIRCLE (AIT, ANETEL, AREA, CIVINET, EWA dhe MEDCITIES) shqyrtuan gjithsej 14 kandidatura të pranuara sipas kritereve të thirrjes së hapur, e cila bazohej në standardet gjeografike e demografike, si dhe në promovimin e turizmit të qëndrueshëm. (Mund të gjeni kriteret e detajuara të përzgjedhjes dhe kushtet e përgjithshme të thirrjes këtu).

Aplikime  vinin nga organizime me profile nga më të ndryshmit, duke përfshirë qarqe, grupe bashkish, rajone, konsorciume publike-private dhe parqe natyrore nga katër vende të ndryshme të Mesdheut. Cilësia e kandidaturave ishte shumë e lartë për sa i përket motivimit, angazhimit dhe promovimit të turizmit të qëndrueshëm, por vetëm gjashtë mund të zgjidheshin.

  • Territoret e përzgjedhura si replikues të projektit INCIRCLE janë si më poshtë:
  • Njësia Rajonale e Ishujve Atikë (GR)
  • Bordi Turistik i qarkut Split-Dalmaci (HR)
  • Parku Kombëtar Delta de l’Ebre (ES)
  • LAG Terra Barocca, Sicili (IT)
  • Agjencia e Zhvillimit të Qarkut Begueda (ES)
  • Consorzio Oltrepò Mantovano (IT)

Çdo territor replikues do të shoqërohet nga një partner teknik i cili do t’i mbështesë ata në zhvillimin e strategjive të tyre të turizmit qarkullues.

Instituti i transportit si partner teknik do të drejtojë dhe mbështesë territorin replikues të Parkut Natyror të Delta Ebre duke shfrytëzuar:

  1. drejtimin dhe mbështetjen e një eksperti për strategjinë e turizmit të qëndrueshëm
  2. mjetet dhe metodologjitë e zhvilluara nga projekti
  3. mbështetjen e territoreve që i janë nënshtruar të njëjtës procedurë në fazën e parë InCircle
  4. mbështetjen e ekspertëve që zhvilluan mjetet e InCircle, nëpërmjet vizitave dhe takimeve studimore

Për më tepër, territoret replikuese do të zbatojnë aktivitete pilot të personalizuar, për të trajtuar nevojat dhe veçoritë specifike të sektorit turistik të territorit, veçanërisht duke marrë parasysh nevojat e shtuara pas Covid-19. Aktivitete të tilla do të jenë në përputhje me strategjitë në zhvillim dhe do të synojnë trajtimin e një ose më shumë nga katër shtyllat INCIRCLE (energjia, menaxhimi i mbetjeve, mobiliteti dhe menaxhimi i burimeve ujore).