Mendimi juaj mund të ndihmojë në përmirësimin e transportit publik në Shkodër.
Në kuadër të projektit SMARTMOBAIR po zhvillojmë një pyetësor për të kuptuar më mirë mënyrën se si lëvizin qytetarët në Shkodër, nevojat e tyre dhe mendimin e tyre për transportin publik.
Paralelisht, në kuadër të një veprimi pilot, autobusët e linjës Fermetim–Bahçallëk po pajisen me pajisje GPS dhe sensorë për numërimin e pasagjerëve. Të dhënat do të tregojnë sa autobusë kalojnë, kur dhe sa të ngarkuar janë, duke mbështetur planifikimin e linjave dhe të orareve.
Plotësimi i pyetësorit zgjat rreth 7–8 minuta dhe përgjigjet janë anonime.
Linku i pyetësorit: https://forms.gle/
Ky veprim pilot zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe operatorin ERGYS 2010 MS sh.p.k., me mbështetjen e Institutit të Transportit dhe bashkëfinancimin e Bashkimit Evropian përmes Programit Interreg IPA ADRION.