Transporti Hekurudhor
Rrjeti hekurudhor Shqiptar ka në përdorim 416km linjë hekurudhore kryesore teke (me një binar), në funksion 343.35km me gjerësi standarde 1435 mm dhe rreth 92km linja sekondare të stacioneve dhe degëzimeve industriale. Stacione hekurudhore janë gjithsej 45, në të cilët kryhet procesi i shkëmbimit të trenave dhe i përpunimit të tyre. Linja hekurudhore i përket:
- zonës fushore me pjerrësi udhëheqëse deri në 9 metra lartësi për 1000 metra gjatësi,
- zonës kodrinore me pjerrësi udhëheqëse deri në 13 metra lartësi në 1000 gjatësi dhe
- zonës malore me pjerrësi udhëheqëse deri në 18 metra lartësi në 1000 metra gjatësi.
Një ndër problemet emergjente që kërkon zgjidhje në fushën e transportit është edhe përcaktimi i strategjisë kombëtare dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor kombëtar duke rritur cilësinë e tij, veçanërisht në drejtim të intermodalitetit. Për këtë do të duhet të finalizohet, së pari, studimi mbi vlerësimin e gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar. Lidhja e këtij rrjeti me atë të Maqedonisë është përfshirë si projekt prioritar në SEETO MAP 2015, duke synuar intregrimin me korridoret europiane hekurudhore.
Të dhëna për Transportin Hekurudhor