Takimi i Parë i Grupit Kombëtar të Punës të Rrjetit te Transportit Intermodal


Në kuadër të projektit MultiAPPRO (paketa e punës WP2) me ftesë të Institutit të Transportit, në dt. 29 Mars, në Durrës u zhvillua takimi i pare i Grupit Kombëtar të Punës të Rrjetit te Transportit Intermodal.

Në takim morën pjesë përfaqësues të MIE, Porteve Detare, Hekurudhës Shqiptare, Drejtorisë së Inspektimit Hekurudhor, universiteteteve Durrës, Vlorë, AlbRail shpk, Grupi PIR, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Italba Travel (SME), EMS-APO, AFTO, DCT AL, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Dogana Durrës.