Takimi i dytë i Komitetit Drejtues


Partnerët e Projektit MultiAPPRO u mblodhën më 25 Shtator 2018 në  në Bar (Mal të Zi) për takimin e tyre të dytë të koordinimit.

Në këtë takim morën pjesë Partneri kryesor në Projekt (CRO), Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (GRE), Autoriteti Portual i Pireut (GRE), Porti i Plocës (KRO), Ministria e Infrastrukturës së Slovenisë (SLO), Instituti i Transportit , Codognotto Holding (ITA) dhe porti pritës i Bar (Mal i Zi)

Nga partnerët e takimit u ilustrua puna e bërë gjatë periudhës së Parë Raportuese. Sa i përket arritjeve teknike, të gjithë partnerët bënë prezantime në lidhje me punën e bërë dhe hapat që do të merren në të ardhmen. Në takim u ra dakord që mbledhja e pengesave (bottlenec) do të ishte pjesë e rëndësishme në arritjen e qëllimeve të projektit.

Partneriteti kishte diskutime të shkurtra mbi hapat e ardhshëm dhe vlerësimin e qëllimeve të arritura. Në takim u ra dakord që takimi i ardhshëm të mbahet në Lubjanë në dhjetor,  ku do të paraqiten edhe rezultatet e arritura.