Projekti EnerNETMob në Takimin e Parë të Grupit të Punës së Projektit INCIRCLE (Interreg MED) më dt.24 shtator 2020

Në dt.24.09.2020 u zhvillua online takimi i parë i gurpit të punës me palët e interesit të projektit INCIRCLE, projekt ky i financuar nga programi Interreg MED. 

Gjate takimit, Znj. Brikena Tare, koordinatore e projektit EnerNETMob, bëri një prezantim të projektit EnerNETMob, përmbajtjen dhe objektivat e tij, aksionet pilot që do të zhvillohen nga Instituti i Transportit në kuadër të këtj projekti, situatën e transportit elektrik në Shqipëri, Strategjinë e Përgjithshme të Elektro-mobilitetit me afat 10 vjeçar – Masat/Veprimet.