Projekti INCIRCLE


Titulli i projektit: Mbështesni zonat ishullore dhe zonat me dendësi të ulët drejt një ekonomie
turizmi më qarkulluese – INCIRCLE 

Partnerët e Projektit:
AREA Science Park – Itali (Lead Partner)
MEDCITIES – Spanjë
CIVINET CY-EL Secretariat Civil Non-Profit Company – Greqi
Larnaca-Famagusta District Development Agency (ANETEL) – Qipro
Instituti i Transportit – Shqipëri
Energy and Water Agency – Maltë
Region Of Crete – Directorate Of Environment And Spatial Planning – Greqi
Bashkia e Himarës – Shqipëri
Palma City Council – Spanjë
Regional Government of the Balearic Islands – Direction of Environmental Education,
Environmental Quality and Waste – Spanjë
Larnaka Municipality – Qipro
Ministry for Gozo – Maltë
ISV SSSA – Institute Scuola Superiore Sant’Anna – Itali
Municipality Of Rethymno – Greqi

Partnerë të Asociuar:
Ministry for Energy and Water Management
Association of Albanian Municipalities
Conference of Peripheral Maritime Regions of Europe (CPMR)
Inter-Municipal Company For Solid Waste Management S.A. (DEDISA)
Association of Solid Waste Management of Crete (ESDAK)

Programi: Interreg MED i bashkëfinancuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal (Lloji Testim & Investim)

Misioni: Rritja e qëndrueshmërisë dhe atraktivitetit të zonave turistike MED ishullore dhe me dendësi të ulët nëpërmjet Turizmit Qarkullues, duke ruajtur cilësinë dhe disponueshmërinë e burimeve natyrore si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe turistëve.

Sfida: Turizmi është një ndër motorrët ekonomikë më të rëndësishëm për zonën MED e megjithatë, në destinacionet turistike MED vulnerabël si ishujt dhe territoret thuajse të pabanuara, burimet natyrore janë në rrezik për shkak të ardhjeve masive sezonale të turistëve, duke shteruar kapitalin e tyre mjedisor, i cili po shfrytëzohet më shpejt seç mund të ripërtërihet. Gjurma mjedisore e aktiviteteve turistike reflektohet në rritjen e ndotjes së mjedisit, shfrytëzimin e tepërt të burimeve ujore dhe energjisë, si dhe në prodhimin e mbetjeve.

Shtyllat e veprimit: Turizmi qarkullues adresohet nëpërmjet katër shtyllave kryesore:

  • burimet ujore
  • mbetjet
  • energjia
  • lëvizshmëria
 

Rezultatet e pritura:

  • Zhvillimi online i Platformës së Dijes INCIRCLE, me qëllim mbledhjen dhe shkëmbimin e zgjidhjeve të ekonomisë qarkulluese (EQ) tashmë të gatshme dhe dijen për të mbështetur zhvillimin e politikave të EQ dhe praktikave në sektorin e turizmit.
  • Zhvillimi i setit INCIRCLE të indikatorëve të turizmit, duke lejuar krahasim dhe monitorim të progresit të bërë për sa i përket qarkullimit të turizmit në destinacionet turistike.
  • Aktivitete testimi pilot në 5 qytete (Palma, Himara, Gozo, Larnaka, Rethymno), duke u fokusuar në zgjidhjet e ndryshme të EQ dhe rezultatet e tyre.
  • 5 Strategji Rajonale/ Kombëtare me qëllim tranzicionin drejt një modeli turizmi rajonal më qarkullues në zonat e tyre.
  • 6 territore rajonale MED do të ritestojnë qasjen metodologjike INCIRCLE dhe zhvillojnë strategjitë e tyre të turizmit qarkullues.

Kohëzgjatja e projektit: 32 muaj (Nëntor 2019 – Qershor 2022)

Buxheti: 3.3 milionë

Linku i projektit: https://incircle.interreg-med.eu/

INCIRCLE në rrjetet sociale:
Facebook (https://www.facebook.com/incircle.med/)
Twitter (https://twitter.com/incircle_med/)
Instagram (https://www.instagram.com/incircle.med/)

Postime të projektit INCIRCLE

INCIRCLE Eventi Final

Më 7 qershor 2022, projekti InCircle mbajti në Barcelonë eventin e tij final: “Mjetet, financat, mundësitë dhe pengesat drejt një turizmi qarkullues dhe të qëndrueshëm”,

Shiko të Plotë

Njoftime

Materiale Promocionale

INCIRCLE FLYER

INCIRCLE Interreg MED - Video Promocionale