Platforma INCIRCLE e Dijes është online!

Shfrytëzoni mundësinë për t’u bërë pjesë e “rrethit” dhe shkëmbeni njohuritë, mjetet, metodat dhe praktikat e mira të përvetësuara tashmë në fushën e ekonomisë qarkulluese që aplikohen në sektorin e turizmit, duke siguruar transferimin dhe kapitalizimin e mëtejshëm të njohurive ekzistuese në këtë sektor.
Platforma INCIRCLE e Dijes zgjeron njohuritë e fituara më parë në terren dhe siguron disponueshmërinë, “qarkullueshmërinë” dhe përdorshmërinë e këtyre njohurive dhe të një sërë zgjidhjesh të mbledhura dhe të testuara në zonën e Mesdhetut.

Platforma synon:
– Mbledhjen, katalogimin, promovimin dhe shpërndarjen e mjeteve, metodave dhe praktikave më të mira në temën e turizmit qarkullues, të identifikuara përmes aktiviteteve të projekteve në territore të ndryshme, me qëllimin për të bashkuar problemet dhe zgjidhjet duke ndarë modele referimi që në kontekste të tjera kanë provuar të kenë qenë të suksesshme;
– Promovimin dhe shkëmbimin e treguesve të “qarkullimit” të zhvilluar në kuadër të projektit;
– Renditjen dhe më pas krahasimin e politikave dhe praktikave për projektet e turizmit qarkullues të partnerëve të projektit dhe përdoruesve të jashtëm të zonës së programit nëpërmjet një mjeti vetëvlerësimi;
– Të veprojë si një arkivë online për mbledhjen e zgjidhjeve dhe rezultateve të zhvilluara nga INCIRCLE dhe projekte të tjera MED dhe Interreg, që janë aktive në fushën e qëndrueshmërisë dhe të parimeve të ekonomisë qarkulluese të aplikuara në turizëm.

Target grupi i platformës përbëhet nga autoritetet publike lokale, rajonale dhe kombëtare, agjencitë sektoriale, menaxherët e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, grupet e interesit duke përfshirë OJQ-të, organizmat kërkimore dhe të arsimit të lartë, SME-të, organizatat mbështetëse të biznesit, organizatat ndërkombëtare, EEIG (Grupet e Interesit Ekonomik Evropian) , dhe shoqëria civile.
Në platformë mund të gjeni edhe mjetet të vetëvlerësimit që ju mundëson përdoruesve të vlerësojnë sa “qarkulluese” dhe të qëndrueshme janë politikat dhe veprimet e tyre.
