Kërkesë për bashkëpunim – Pyetësor

Të nderuar kolegë, bashkëpunëtorë dhe të interesuar.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Institutit të Transportit ka bashkëpunime të vazhdueshme me partnerë të huaj për projekte të ndryshme.

Aktualisht ne dhe Porti Durrës jemi në partneritet për projektin PORTS, (Partnership for the Observation and study of new Routes and Transnational Sea-Highways”).

 

Projekti ka për qëllim forcimin e lidhjeve midis brigjeve Italiane, (Portit të Tarantos), Portit të Kotorrit në Mal të Zi dhe Portit Durrës për palën shqiptare, për të ndihmuar zhvillimin social-ekonomik të zonës bregdetare kryesore ndërkufitare.

 

Objektivi i përgjithshëm, është forcimi i transportit të integruar RO/PAX (pasagjerë dhe mallrave) 

midis Detit Jon dhe Detit Adriatik për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e plotë të zonave të karakterizuara me aksesueshmëri komplekse.

 

Në këtë kuadër ju lutemi na ndihmoni për plotësimin e një Pyetësori, (për cfarë ju mundeni në lidhj me punën tuaj), pasi konkluzionet do ja paraqesim për të hartuar një Strategji zhvillimi dhe planifikim investimesh.

 

Për cdo paqartësi jeni të lutur të më shkruani, ose kontaktoni me tel. 

 

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

 

Prof.as.Dr. Shkelqim Gjevori

Chief of Studies and Project Sector

Ministry of Infrastructure and Energy.

Institute of Transport

Rr e Kavajes. Pall 39 H3 Ap3

Njesia Administrative Nr.10 Kodi Postar 1001

Tirane ALBANIA

Tel/Fax 0035542250057

Mobile 00355 68 23 57 481

e-mail shkelqim.gjevori@ital.thenextgencorp.com

e-mail gjevorish@yahoo.com