Instituti i Transportit dhe Parku Kombëtar i Delta Ebre nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit në kuadër të projektit INCIRCLE.
Në tetor 2021, Instituti i Transportit, partner i projektit INCIRCLE, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me territorin replikues INCIRCLE, Parku Kombëtar i Delta Ebre (Spanjë). Ky memorandum zyrtarizon bashkepunimin mes dy instuticioneve.
PNDE është një nga 6 territoret replikuese INCIRCLE që u zgjodh ndër 14 territore aplikuese nga Spanja, Italia, Greqia dhe Kroacia. Këto territore do të zbatojnë metodologjinë INCIRCLE për të matur nivelin e cirkularitetit në territoret e tyre dhe për të krijuar një strategji rajonale që nxit turizmin e qëndrueshëm dhe qarkullues në territoret e tyre, nëpërmjet ndihmës nga partnerët e projektit.
Në kuadër të këtij memorandumi, Instituti i transportit do të drejtojë dhe mbështesë territorin replikues të Parkut Natyror të Delta Ebre duke shfrytëzuar:
1. drejtimin dhe mbështetjen e një eksperti për strategjinë e turizmit të qëndrueshëm
2. mjetet dhe metodologjitë e zhvilluara nga projekti
3. mbështetjen e territoreve që i janë nënshtruar të njëjtës procedurë në fazën e parë InCircle
4. mbështetjen e ekspertëve që zhvilluan mjetet e InCircle, nëpërmjet vizitave dhe takimeve studimore