- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si institucion qëndror politikë-bërës, e cila prezantoi statusin aktual të strategjive, politikave dhe projekteve për fushën e transportit elektrik;
- Bashkia Tiranë si institucion i qeverisjes vendore i identifikuar nga ky projekt si një “best case” në fushën e transportit elektrik. Aktualisht në Tiranë numërohen 451 mjete elektrike – 0.2% e gjithë flotës së automjeteve janë 100% elektrike ndërsa 0.4% hibride. Në Tiranë vitet e fundit ka marrë një hov zhvillimi shërbimi publik taxi i transportit me automjete 100% elektrike – 9% e flotës totale të taxive jane 100% elektrike, një linjë e dedikuar transporti qytetas me autobusë hibridë, si edhe instalimin e stacioneve të karikimit për automjete elektrike në parkimet publike të Bashkisë Tiranë, ku kushdo mund të karikojë falas automjetin e tij.
- Agjensia për Efiçencën e Energjisë e cila prezantoi zbatimin e një projekt pilot për instalimin e sistemit të ndriçimit, parkimit dhe karikimit të automjeteve elektrike në një segment 2 km të unazës së Tiranës duke instaluar panelë diellorë për prodhimin e energjisë; përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe idesë së projektit për instalimin e kullave të karikimit të mjeteve elektrike në territorin e Republikës së Shqipërisë; projekt-ide dhe studim fizibiliteti mbi elektrifikimin e linjave të transportit qytetas dhe ndër-qytetas në Bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë.
- Posta Shqiptare e cila ka implementuar projektin e përdorimit të flotës ekologjike për kryerjen e aktivitetit të përditshëm postar, duke fuqizuar flotën e automjeteve me 12 furgonë ekologjik kargo nga të cilët: shtatë furgona ekologjikë kargo, pesë furgonë 100% elektrikë kargo dhe 6 stacione karikimi EV, të cilët janë shpërndarë në 4 filiale të Postës Shqiptare. Kështu, Posta Shqiptarë është ndër institucionet dhe kompanitë e para vendase që e shtrin elektro-mobilitetin në zinxhirin logjistik të mallrave.
- Hyundai Albania, si një ndër kompanitë automative në Shqipëri e cila ka tregtuar një pjesë të madhe të automjeteve 100% elektrikë që qarkullojnë sot në Shqipëri.
- Tetra Solutions, kompania shqiptare e cila me moton e saj “Make Your City Smart” është kompania pionere në tregun shqiptar për sistemin e karikimit të mjeteve elektrike.
- Smart Taxi, operatori taxi në Tiranë që ka nisur aktivitetin e vet në vitin 2019 me flotën e vet të 15 automjeteve të gjitha 100% elektrike.
- City Taxi, operatori taxi leader në Shqipëri që operon në tregun shqiptar qysh në vitin 2014, dhe prej vitit 2020 ka në flotën e vet 30 automjete 100% elektrike nga 100 automjete taxi gjithsej. Klientët e operatorëve taxi shpeshherë shprehin preference të udhëtojnë me taxi 100% elektrike.
Ky aktivitet ishte një rast i mirë për t’u njohur me punën dhe projektet e gjithësecilit, por edhe për të diskutuar dhe propozuar ide mbi kapërcimin e vështirësive aktuale dhe plane për të ardhmen. Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet të cilët kanë dhënë kontributin e vet të çmuar në zhvillimin dhe përhapjen e transportit elektrik në Shqipëri dhe direkt në reduktimin e niveleve të shkarkimeve të CO2, konkluduan në nevojën imediate të hartimit të legjislacionit përkatës për zhvillimin e transportit elektrik në Shqipëri si edhe të instalimit dhe përhapjes së stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike në të gjithë rrjetin rrugor shqiptar si edhe në nyjet kryesore të transportit.