Çfarë është ekonomia qarkulluese? Çfarë janë turizmi i qëndrueshëm dhe turizmi qarkullues?

Çfarë është ekonomia qarkulluese? Çfarë janë turizmi i qëndrueshëm dhe turizmi qarkullues?

Projekti INCIRCLE – “Mbështesni zonat ishullore dhe zonat me dendësi të ulët drejt një ekonomie turizmi më qarkulluese” – synon të mbështesë destinacionet turistike mesdhetare ishullore dhe destinacionet turistike me dendësi të ulët popullsie, të zhvillojë modele të qëndrueshme turizmi dhe të aplikojë parimet e Ekonomisë Qarkulluese në të gjithë sektorët e përfshirë, konkretisht: menaxhimi i burimeve ujore, menaxhimi i mbetjeve, energjia (dhe burimet e rinovueshme të energjisë) dhe mobiliteti.

Misioni i tij është “të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe atraktivitetin e këtyre zonave nëpërmjet Turizmit Qarkullues, duke ruajtur cilësinë dhe disponueshmërinë e burimeve natyrore si dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve dhe turistëve”.

Po çfarë janë turizmi qarkullues dhe ekonomia qarkulluese?

Sipas organizatës botërore të turizmit, vetë turizmi përkufizohet si një fenomen social, kulturor dhe ekonomik, i cili sjell zhvendosjen e njerëzve në shtete apo vende jashtë mjedisit të tyre të përditshëm për arsye personale apo profesionale (UNWTO, 2020). Por për shkak të kompleksitetit të tij, turizmi ndikon në shoqëri, mjedis dhe ekonomi, dhe kur nuk ka një ekuilibër apo vëmendje ndaj secilit prej këtyre aspekteve, turizmi mund të dëmtojë apo të shkaktojë pasoja negative në cilësinë e jetës të komuniteteve vendase. Prandaj, forma e turizimit që i konsideron të gjitha këto sfera në mënyrë të barabartë, si mirëqenien njerëzore të turistëve dhe popullsisë vendase, ashtu si edhe mjedisin dhe përdorimin eficient të të gjithë burimeve mund të konsiderohet i qëndrueshëm. Me fjalë të tjera, turizmi i qëndrueshëm përkufizohet si një formë e “turizmit që merr tërësisht në konsideratë impaktet e tij aktuale dhe të ardhshme në ekonomi, shoqëri dhe mjedis, duke adresuar nevojat e vizitorëve, industrisë, mjedisit dhe komunitetit mikpritës” (sipas manualit për politkëbërësit të krijuar nga Programi i Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, mund ta gjeni këtu). Për më tepër, turizmi i qëndrueshëm e shikon këtë fenomen kompleks si një kontribut ndaj të gjithë 17 Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Duke e konsideruar qëndrueshmërinë një koncept bazik të ekonomisë së gjelbërt, një nën-dimension tjetër mund të eksplorohet: ekonomia qarkulluese, e cila mund të përkufizohet si një ekonomi që është ripërtëritëse dhe rigjeneruese nga përcaktimi dhe ka qëllim të mbajë produktet, komponentët, dhe materialet në përdorimin dhe vlerëne tyre maksimale gjatë gjithë kohës. Modeli i ekonomisë qarkulluese bazohet në parimet e mëposhtme (sipas Fondacionit Ellen MacArthur, 2013):


    1. Eleminimi i mbetjeve që në krijimin e produktit. Mbetjet nuk ekzistojnë, veçanërisht kur produktet krijohen dhe optimizohen për një cikël çmontimi dhe ripërdorimi.
    2. Krijo qëndrueshmëri nëpërmjet diversitetit. Shumëllojshmëria dhe përshtatshmëria janë karakteristikat kryesore për të zhvilluar sisteme të ndryshme që janë më të qëndrueshëm ndaj “goditjeve” të jashtme sesa sistemet e ndërtuar thjesht për efiçencë.
    3. Mbështetu në energjinë nga burimet e rinovueshme. Në ekonominë qarkulluese, burimet e energjisë janë të rinovueshëm nga natyra, për të zvogëluar varësinë nga burimet dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve.
    4. Mendo në ‘sisteme’. Aftësia për të kuptuar se si pjesët ndikojnë njëra tjetrën brenda së tërës, dhe marrëdhënia e së tërës më secilën pjesë, është thelbësore.
    5. Mbetjet janë ushqim. Përbërësit e konsumueshëm të një produkti në ekonominë qarkulluese janë kryesisht të përbërë nga komponentë biologjikë osë “lëndë ushqyese” që janë të paktën jo-toksikë dhe mundësisht edhe të dobishëm, dhe mund të rikthehen në mënyrë të sigurt në biosferë. Lidhur me komponentët teknikë, ekonomia qarkulluese i referohet përmirësimit në cilësi (ripërdorimi duke krijuar një produkt me cilësi akoma më të lartë).

Turizmi Qarkullues është përcaktuar si “një model i aftë të krijojë një rreth virtuoz në prodhimin e qëllimeve dhe shërbimeve pa harxhuar burimet e limituara të planetit që janë materialet e papërpunuara, uji dhe energjia” (Girard & Nocca, 2017). Gjithashtu, turizmi qarkulles propozon një model ku çdo aktor i turizmit adopton një qasje eko-pajtuese (Acampora et al., 2018). Duke aplikuar parimet e Ekonomisë Qarkulluese, kompanitë e mikpritjes dhe turizmit mund të përshpejtojnë bizneset e tyre dhe të ecin përpara duke menduar dhe vepruar për të krijuar një eksperiencë më të qëndrueshme për të gjithë aktorët kryesorë të përfshirë në industrinë e mikpritjes dhe turizmit (Van Rheede, 2012).

Thënë kjo, turizmi qarkullues dhe ai i qëndrueshëm reflektojnë ndryshimet që mund të gjenden ndërmjet ekonomisë qarkulluese dhe asaj të qëndrueshme, por lidhur me fenomene turistike specifike. Prandaj, diferenca kryesore, nëse mund të quhet e tillë, bie në aspektin: turizmi qarkullues do t’i kushtojë vëmendje të njëjtë të gjitha sferave të qëndrueshmërisë (shoqërisë, ekonomisë, mjedisit), ndërsa turizmi qarkullues ka një konsideratë të veçantë për efiçencën e burimeve dhe parandalimin e mbetjeve.

Për t’u përditësuar në zhvillimet e projektit, na ndiqni në faqen e internetit ose rrjetet tona sociale:

Faqja e internetit e projektit: https://incircle.interreg-med.eu/
Facebook: https://www.facebook.com/incircle.med/
Twitter: https://twitter.com/incircle_med/
Instagram: https://www.instagram.com/incircle.med/