Në datën 29.03.2022 dhe më 19.04.2022 në kuadër të projektit EnerNETMob, Instituti i Transportit zhvilloi në Tiranë dhe Durrës 2 aktivitete “Akltivitet Teknik Rajonal mbi transportin elektrik”.
Aktiviteti i parë u organizua në Tiranë në ambientet e një universiteti duke synuar të sjellë temën e elektromobilitetit edhe mes pedagogëve dhe studentëve. Në këtë aktivitet morën pjesë aktorë të ndryshëm nga pushteti qendror dhe vendor, agjenci kombëtare, kompani që tregtojnë automjete elektrike në Shqipëri, Traktati i Komunitetit të Transportit në Beograd, etj.
Aktiviteti i dytë u organizua në Durrës për të sjellë në Qarkun e Durrësit eksperiencën e projektit Enernetmob, për të paraqitur Tirana Taxi Service si “best practice” në përhapjen e transportit elektrik, si dhe për të nxitur një bashëbisedim dhe dialog mbi objektivat, planet, pengesat dhe mundësitë për zhvillimin dhe përhapjen e mëtejshme të transportit elektrik në Shqipëri. Pjesëmarrësit në aktivitet ishin nga pushteti qëndror, vendor dhe autoritetet e transportit rrugor, detar dhe hekurudhor.
Aktivitetet vlerësuan projektin Enernetmob dhe arritjet e tij dhe gjithashtu zhvillimin aktual të elektromobilitetit në Shqipëri pavarësisht mangësive: mungesës së legjislacionit përkatës dhe përhapjes së infrastrukturës së karikimit në të gjithë rrjetin rrugor shqiptar dhe në nyjet kryesore të transportit.