rruge

Transporti Rrugor

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km.

Përsa i përket infrastrukturës rrugore, këto 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë investime shumë të rëndësishme për ndërtimin segmenteve kryesore të Rrjetit Rrugor Kombëtar Shqiptar. Plani Kombëtar i Transportit parashikon përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Autostrada Veri-Jug

Zhvillimimi i Rrjetit Gjithëpërfshirës SEETO (South-East Europe Transport Observatory), deri tek standardet TEN-T (Trans-European Transport Network) me qëlllim tërheqjen e fluksit të trafikut ndërkombëtar dhe rritjen e lëvizjes në rajon përmes këtij rrjeti, mbetet një qëllim i rëndësishëm i bashkëpunimit të transportit rajonal të administruar nën organizimin e SEETO-s. Ky rrjet është konfirmuar kohët e fundit si Rrjeti Gjithëpërfshirës TEN-T në Europën Juglindore.

Të dhëna për Transportin Rrugor