Interreg MED Green Growth Community – 15, 16 Nëntor 2018 Durrës, Shqipëri

Në Durrës, Shqipëri, ne dt. 15 dhe 16 Nëntor 2018 u zhvillua Takimi i Tretë Nderkombëtar i Projektit Interreg MED Green Growth Community. Ishte hera e parë që Interreg MED Green Growth Community u takua për një ngjarje të tillë në një vend ballkanik.

Veprimtaria përfitoi nga pjesëmarrja e një numri të madh të aktorëve të MED, si autoritete kombëtare, rajonale dhe lokale, kompanitë, shoqatat profesionale dhe qendrat kërkimore që vijnë nga Spanja, Franca, Italia, Greqia, Qiproja, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Aktorët e ndryshëm institucionale (ministritë, institute kombëtare, agjencitë për zhvillim rajonale dhe ndërkombëtare si edhe bashkitë) nga rajone dhe vende të ndryshme, paraqitën iniciativat dhe vizionin e tyre mbi inovacionin dhe politikat e rritjes së gjelbër dhe analizuan qëndrueshmërinë dhe ndërveprimin e tyre me ato të vendeve të tjera MED.

Znj. Brikena Tare mori pjesë në këtë event si përfaqësuese e Institutit të Transportit, ndërsa në panelin e dytë “Financimi i Rritjes së Gjelbër dhe mjetet e prokurimit” ajo bëri një prezantim të aktivitetit të Institutit të Transportit dhe gjithashtu përvojën e Institutit e Transportit në projekte europiane si edhe përvojën në projektet aktuale në kuadër të Programit MED: EnerNETMob, LOCATIONS, ECOPORTIL.