Takimi i tretë i Komiteti Drejtues si dhe Takimi i Parë i Rrjetit ITN


Partnerët e Projektit MultiAPPRO u mblodhën më 10-11 Dhjetor 2018 në  Lubjanë, Slloveni,  në takimin e tyre të tretë koordinues. Organizator i takimit ishte Ministria e Infrastrukturës së Sllovenisë. Takimi u zhvillua në dy ditë.

Në ditën e parë, partneri kryesor udhëhoqi takimin duke dhënë një pasqyrë të përgjithshme të aktiviteteve të kryera dhe gjendjen e përgjithshme të projektit MultiAPPRO.

Pas kësaj, Grupi i Transportit Intermodal mbajti një prezantim për  WPT1,  së pari duke paraqitur përparimin e punës dhe u theksua se ndërfaqja e internetit është e hapur dhe pyetësori për palët e interesuara është gati.

KIP kërkoi nga partnerët që të sigurojnë lidhjen në faqet e tyre të web-it dhe pastaj pasuan me një diskutim të shkurtër mbi grumbullimin e bottlenecks, analizën dhe zgjidhjen e tyre. Secili partner mori pjesë në diskutimin e hartimit të pengesave kryesore dhe zgjidhjeve të pritshme. Ishte e dukshme që, në përgjithësi, pengesat kryesore ishin ato infrastrukturore, por gjithashtu legjislative dhe operacionale.

Në ditën e dytë të takimit (e cila ishte dhe  edhe takimi i parë i rrjetit të transportit intermodal) nga NTUA u bë një prezantim për Rrjetin e Transportit Intermodal (ITN) duke dhënë një përshkrim mbi qëllimet kryesore, qëllimin dhe aktivitetet e planifikuara. Ata shpjeguan prioritetet, strukturën dhe metodologjinë e ITN.

Në ditën e dytë grupet e interesit që morën pjesë, prezantuan kompanitë e tyre dhe shpjeguan cilat janë qëllimet e tyre dhe çfarë ata planifikojnë të arrijnë përmes projektit MultiAPPRO.

Takimi u mbyll me shkëmbimin në nivel ndërkombëtar siç ishte planifikuar, por u theksua nevoja për një shkëmbim më të gjerë, pasi është e nevojshme që të gjitha subjektet të shkëmbejnë njohuritë dhe praktikat më të mira në mënyrë që të zgjidhin ngërçet dhe nxitja drejt intermodalitetit të vendoset si një prioritet në rajonin ADRION.