Projekti PORTS

Projekti PORTS

capture

Projekti PORTS synon të studiojë ndikimin e rrugëve të reja dhe të MoS ndermjet brigjeve të Apuliane, Malit të Zi dhe Shqipërisë, veçanërisht midis porteve të Tarantos, Kotorit dhe Durrësit, si dhe të analizojë ndikimin e tyre socio-ekonomik.

Qëllimi i Projektit

Projekti synon të rrisë dialogun ndërkufitar dhe në fund të fundit aksesin, per:

krijimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar duke përfshirë të gjithë aktorët relevantë në këtë zonë;
krijimin e një laboratori ndërkombëtar hulumtues (PORTS LAB) për të studiuar format e reja të transportit të integruar RO/PAX dhe linjave të reja të lundrimit midis porteve të Taranto, Kotor, Bar dhe Durrës dhe për të analizuar të dhënat per një model matematikor transporti të përkohshëm
organizimin e tryezave të rrumbullakëta ndërkombëtare për të diskutuar gjetjet kryesore të hulumtimit
shkembimin e praktikave të mira dhe trajnimin profesional brenda industrisë.
Synimi kryesor i veprimeve janë autoritetet publike që menaxhojnë transportin e udhëtarëve dhe mallrave, dhe operatorët ekonomikë përgjatë aksit kryesor të Ballkanit lindor.

Nëpërmjet këtyre veprimeve dhe duke përdorur këtë qasje ne presim:

  • rritjen e numrit të kontakteve ndërmjet palëve publike dhe private në fushat e programit, studimi i zonës së tregut dhe në fund të fundit promovimi i lidhjes detare që lidh Taranton, Shqipërinë dhe Malin e Zi;
  • zhvillimin e vizioneve te reja dhe globale për lidhjen e Zonës;
  • prodhimin e dokumenteve dhe materialeve që janë në dispozicion të publikut që do ta mbështesin këtë vizion.
    capture

Objektivat specifike te Projektit PORTS janë:

  • Forcimi i lidhjeve detare dhe mundësimi i formave të qëndrueshme të lëvizshmërisë bazuar në konceptin e intermodalitetit;
  • Forcimi i partneriteteve tregtare ndërmjet sistemeve territoriale nëpërmjet promovimit dhe marketingut territorial;
  • Zhvillimi i vizioneve të reja dhe globale për aksesin ndërkufitar midis Italisë Shqiperise dhe Malit të Zi;
  • Kualifikimi i sistemit të mobilitetit lokal përmes përdorimit të teknologjive të përparuara (ITC).

Rezultatet e pritura:

  • Rritja e numrit të kontakteve ndërmjet autoriteteve publike;
  • Promovimi i një rritje të konsiderueshme në numrin e lidhjeve në zonë;
  • Promovimi i konkurrencës ekonomike brenda zonës.
  • Takimi i rradhës për Projektin “PORTS” i mbajtur në Durres 20 Qershor, 2018.

 


Takimi i rradhës për Projektin “PORTS” i mbajtur në Durres  20 Qershor, 2018.