
Objektivi specifik i programit: Rritja e kapaciteteve per transportin e integruar, sherbimi i mobilitetit dhe multimodaliteti ne zonen Adriatiko-Joniane
Titulli i Projektit: Qasja dhe zgjidhjet e shumellojshme, për zhvillimin e transportit intermodal ne rajon.
Qellimi i Projektit: eshte arritja e nje qendrimi te perbashket dhe te kordinuar, per zgjidhjen e pengesave ekzistuese, ashtu si edhe planifikimi dhe zhvillimi i sistemit te transporit intermodal ne nivel rajonal, duke ngritur nje Observator te Transportit Intermodal dhe nje Grup Pune per mbledhjen dhe zgjidhjen e pengesave ne nivel kombetar, duke kryer promovime te perbashketa, sikurse edhe duke percaktuar kriteret e cilesise ne porte. Kjo eshte e vetmja rruge per arritjen e qendrueshmerise dhe konkurences ne raport me sistemet e porteve te Europes Veriore.
Përmbledhja e projektit: Komisioni Europian ka lanchur nje Plan Aksion(COM 2007-607) per logjistiken e transportit te mallrave, i cili propozon nje sere masash per promovimin e logjistikes se transportit te mallrave, per ta bere transportin intermodal me te konkurueshem, si dhe krijimin e nje kornize ligjore e cila te mundesoje portet europiane te behen me terheqes ne thithjen e investimeve per modernizimin e tyre si dhe vendosjen transportit detar te mallrave ne situate te barabarte me menyrat e tjera te transportit. Bazuar mbi kete plan, eshte hartuar edhe ky projekt MultiAPPRO, i cili kombinon qasje te ndryshme, per arritjen e qellimeve qe percaktohen nga KE.
Detyra e pare eshte fokusuar ne mbledhjen sistematike dhe zgjidhjen e pengesave qe ekzistojne ne porte, si ne nivel rajonal ashtu edhe kombetar. Gjithashtu promovimi i intermodalitetit perben ne vetvete nje nga celsat kryesor ne zhvillimin e transportit. Aktualisht vetem ne tre vende te rajonit ekzistojne qendra te promovimit te intermodalitetit si: Itali, Greqi, Kroaci.
Sipas ketij projekti eshte menduar ngritja e tre qendrave te reja per promovimin e intrmodalitetit ne Shqiperi, Slloveni, Mali i Zi.
Me kete projekt do te krijohet nje model, i cili do te na jape mundesine te vleresojme investimet financiare, ne raport me efektivitetin e tyre.
Fokusi i Projektit: Krijimi i kushteve per nje rritje te qendrueshme dhe zgjidhjen e pengesave te tanishme ne zhvillimin e transportit intermodal te mallrave.
Ne pergjithesi ekzistojne tre faktore kryesore ne joproduktivitetin zhvillimit te sistemit te transportit intermodal:
- mungesa e nje zhvillimi te kordinuar ne transportin intermodal brenda rajonit.
- kushtet e ndryshme te infrastruktures se transportit (port, hekurudhe, rruge)
- niveli i cilesise se sherbimit deri te perdoruesit e fundit.
Për secilën nga këto mungesa, projekti ofron një sërë masash dhe aktivitetesh për të kontribuar në eleminimin e tyre.
Së pari, futja e një qasje të përbashkët dhe të koordinuar sistematike per mbledhjen pengesave sipas parimit nga poshtë-lart, paralelisht me promovimet e përbashkëta dhe të koordinuara të transportit intermodal. Kjo lloji qasje është një zbatim praktik i rekomandimeve të KE dhe një transferim i metodologjisë dhe njohurive në vende të tjera të BE.
Së dyti, është zhvillimi i një sistemi te transporti që do të lejojë vendet brenda rajonit të shikojnë efektet dhe efektivitetin e kostos se infrastrukturës së planifikuar së bashku, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel korridori gjeografik.
Së fundmi, duke zhvilluar një sistem tregues cilësor për shërbimet e ofruara në portet, ne gjithashtu do të mundësojmë një nivel të barabartë shërbimesh në çdo port. Të gjitha këto janë kontribute për qëllimin specifik të Programit – për të rritur kapacitetin për një integrim te shërbimi i transportit dhe lëvizshmërisë dhe multimodaliteti në zonën Adriatik-Joniane.
Projekti MultiAPPRO financohet në kuadrin e programit ADRION Interreg.
Buxheti i përgjithshëm i projektit : 1,177,060,00 EUR
ERDF : 1,033,635.00 EUR
Kohëzgjatja e projektit: 24muaj (01.02.2018- 31.01.2020)
Projekti MultiAPPRO është i publikuar në web-in e Intermodal Transport Cluster (http://shortsea.hr/en/mutiappro)
Lidhja e Projektit MultiAPPRO me rrjetet sociale:
Linkedin (https://www.linkedin.com/in/multiapproproject505924160/)
Facebook (https://www.facebook.com/multiappro/)
Twiter (https://twitter.com/multiappro)
Instagram (https://www.instagram.com/multiappro_project/)
PYETËSOR i Projektit MultiAPPRO
Projekti MultiAPPRO po zhvillohet me mbështetje të Programit Interreg ADRION, te financuar nga fondet e Zhvillimit Rajonal Europian dhe fondet IPA II.
Projekti ka për qëllim të krijojë një Rrjet të Transportit Intermodal me qëllim krijimin e një plan veprimi për promovimin e SSS dhe MoS dhe një Strategjie të Performancës së Transportit që u mundëson aktorëve të përcaktojnë efektin e investimeve të transportit në zinxhirët logjistikë.
Qëllimi kryesor i krijimit të Rrjetit të Transportit Intermodal do të jetë mbledhja sistematike dhe zgjidhja e pengesave në transportin intermodal. Për arritjen e këtij qëllimi ndihmon edhe plotësimi i pyetësorit të mëposhtëm.
Ju lutemi plotësoni pyetësorin në linkun e mëposhtëm. Ju falenderojmë paraprakisht!
Linku i pyetësorit të Projektit MultiAPPRO
https://goo.gl/forms/wCGp7vGXKpTF7eJO2
Evente
Takimi i Parë i Komitetit Drejtues të Projektit MultiAPPRO
Në Rijeka (Kroaci), 5 prill 2018 – u zvillua takimi i parë projektit MultiAPPRO (Qasja multidisiplinare dhe zgjidhjet për zhvillimin e transportit intermodal në rajon)
Event informues mbi projektin MultiAPPRO
Në Tiranë në 10 Gusht 2018 – u zvillua takimi i i grupeve të interesit në Shqipëri të projektit MultiAPPRO (Qasja multidisiplinare dhe zgjidhjet për
Takimi i dytë i Komitetit Drejtues
Partnerët e Projektit MultiAPPRO u mblodhën më 25 Shtator 2018 në në Bar (Mal të Zi) për takimin e tyre të dytë të koordinimit. Në
Takimi i Tretë i Komitetit Drejtues si dhe Takimi i Parë i Rrjetit ITN
Partnerët e Projektit MultiAPPRO u mblodhën më 10-11 Dhjetor 2018 në Lubjanë, Slloveni, në takimin e tyre të tretë koordinues. Organizator i takimit ishte Ministria
Takim i Grupit të Punës së Transportit Intermodal në Shqipëri
Në Durrës në 29 Mars 2019 – u zvillua takimi i parë i Grupit të punës së Transportit Intermodal në Shqipëri për projektin MultiAPPRO (Qasja
Takimi i Parë i Grupit Kombëtar të Punës të Rrjetit te Transportit Intermodal
Në kuadër të projektit MultiAPPRO (paketa e punës WP2) me ftesë të Institutit të Transportit, në dt. 29 Mars, në Durrës u zhvillua takimi i
Promovim i Projektit MultiAPPRO në UAMD
Në kuadër të projektit MultiAPPRO (paketa e punës(WP2) nga përfaqësues të Institutit të Transportit dhe ekspertë transporti, në dt. 9 Maj, në Durrës në Univesitetin
Promovim i Projektit MultiAPPRO në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë
Në kuadër të projektit MultiAPPRO (paketa e punës(WP2) nga përfaqësues të Institutit të Transportit dhe ekspertë transporti, në dt. 22 Maj, në Vlorë në Univesitetin
Takimi i Katërt i Komitetit Drejtues si dhe Takimi i Dytë i Rrjetit ITN
Në kuadër të projektit, në dt.14-15 Qershor 2019 në Portin e Pireut u zhvillua takimi i rradhës së projektit , Takimi i Katërt i Komitetit