Projekti MEDNET

Projekti MEDNET

5

Programi MED është një program i BE transnacional bashkëpunimi sipas  politikës së kohezionit të BE si pjesë e “objektivit të Bashkëpunimit Territorial”. Si pjesë e këtij programi është duke u zhvilluar projekti MEDNET “Rrjeti Mesdhetar për Procedurat Doganore dhe Thjeshtëzimi i Proçesit të Ç’doganimit në Porte”.

Partnerët në projekt janë:

  • Rrjeti iAutostradave Mesdhetare, Itali.
    •    Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, Greqi.
    •    Grupi i Transportit Intermodal, Kroaci.
    •    Konsulentët e Transportit dhe Sistemet e Inovacionit, Portugali.
    •    Autoriteti Portual i Igumenicë S.A, Greqi.
    •    Autoriteti Portual i Patras, Greqi.
    •    Autoriteti Portual i Ankona, Itali.
    •    Autoriteti Portual i Tarantos, Itali.
    •    Transporti Malta, Malta.
    •    CENIT, Qendra për Inovacione në transport, Spanjë.
    •    Fondacioni Portet e Valencias, Spanjë.
    •    Universiteti i Teknologjisë Qipro, Qipro.
    •    Instituti Detar i Mesdheut Lindor, Qipro.
    •    Dhoma e Tregetise dhe industrise se provinces Marsejes, Francë.
    •    Instituti Promenti Ljubljane d.o.o – Instituti i Trafikut dhe Transportit Ljubljana L.L.C
    •    Autoriteti Portual i Rijekës, Kroaci.
    •    Autoriteti Portual i Zadarit, Kroaci.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të krijojë dhe operojë në një rrjet të autoriteteve portuale dhe ekspertësh të transportit të Mesdheut në baza afat-gjata duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave në lidhje me procedurat doganore dhe thjeshtimin e çdoganimit të anijeve dhe ngarkesave në porte. Kjo pritet të rrisë mirëkuptimin e përbashkët dhe për të nxitur futjen e sistemeve të informacionit në porte dhe potencialisht në nyje të tjera intermodale.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Regjistrimi iaktiviteteve aktuale dhe të kaluara BE-së, studime dhe projekte, të cilat kanë një rëndësi për thjeshtimin e procedurave portuale dhe në procedurat e veçanta doganore, çdoganimin e anijeve dhe ngarkesave dhe formalitetet portuale.
  • Prezantimi ipraktikave ekzistuese në formalitetet  portuale në drejtim të përpunimit para mbërritjes, vlerësimin e rrezikut, kontrollin, kontroll mashtrimi, evazionit, mbledhjen e taksave dhe detyrimeve.
    •    Identifikimi i vështirësive të praktikave aktuale në përpunimin, çdoganimin dhe procedurat lidhur me dokumentacionin.
    •    Prezantimi i praktikave të mira në procedurat doganore dhe në veçanti aplikimin e ASYCUDA.
    •    Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve portuale duke u fokusuar në përafrimin e procedurave, operacioneve dhe dokumentave me konventat, normat dhe praktikat ndërkombëtare.
  • Prodhimi injë inventari të marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe, shumëpalëshe dhe ndërkombëtare lidhur me normalizimin e procedurave.
  • Prodhimi iPlanit Strategjik të Veprimit duke u fokusuar në masat e harmonizimit dhe normalizimin e procedurave midis porteve për të krijuar një treg të hapur me përdorimin e sistemeve të informacionit dhe procedurave të thjeshtuara.
  • Ngritja e vetëdijes dhe rritjen e shkëmbimit të pikëpamjeve mes autoriteteve portuale mbi një bazë rajonale, kombëtare dhe BE-së.

Projekti do të zhvillohet në periudhën  Qershor 2012 dhe  Maj 2015.

  Impression