Projekti MArED

Projekti MArED

“Modernizimi dhe harmonizimi i arsimit detar ne Mal te Zi dhe në Shqipëri – MArED”

No. 544257-TEMPUS-1-2013-1-ME-TEMPUS-JPC

Grant Agreement No. 2013-4528

Koordinator Projekti:  Universiteti i Malit te Zi, Mali i Zi Cetinjska br. 2, Podgorica

http://www.ucg.ac.me


Partnerët e Projektit:

University of Montenegro (Montenegro)
University “Ismail Qemali” of Vlora (Albania)
ShkodraUniversity”LuigiGurakuqi” (Albania)
University of Split (Croatia)
University of Ljubljana (Slovenia)
Technical University of Catalonia (Spain)
Constanta Maritime University (Romania)
Karl-Franzens-UniversitätGraz (Austria)
Ministry of education (Montenegro)
Crnogorska plovidba A.D. Kotor (Montenegro)
 Institute for transportation (Montenegro)
Invar-Ivošević Ltd. (Montenegro)
Montenegrin Association for New Technologies (Montenegro)
Chamber of Commerce and Industry of Vlora District (Albania)
AlbanianGeneral MaritimeDirectorate(Albania)
Seaport of Vlore (Albania)
Institute of Transport, Ministry of Public, works and transport


Projekti zhvillohet në përgjigje të kërkesave të Vendeve Partnere për ratifikimin dhe zbatimin e amendamenteve të fundit rregulloreve të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) që kanë të bëjnë me arsimimin dhe trajnimin e punonjësve në fushën detare

Të gjitha ndryshimet dhe harmonizimet e nevojshme synojnë arritjen e standardeve arsimore nga vendet Partnere që do të kryhen deri ne 2017, me qellim te mundësojnë sistemin arsimor dhe trajnues të vendeve partnere për të mbajtur statusin e institucioneve arsimore dhe trajnimit detar të njohura ndërkombëtarisht. Kërkesat e fundit të IMO i referohen reformës të programeve  ekzistuese dhe zhvillimit të programeve të reja të studimit, i cili parasheh krijimin e mundësive për trajnim teorik dhe praktik të studenteve, nëpërmjet modernizimit të laboratorëve, modeleve detare dhe seminareve praktike.

Ideja e projektit ne thelb ndihmon vendet partnere në marrjen e një statusi të caktuar tregun ndërkombëtar detar, dhe me këtë, gjithashtu edhe një hap përpara drejt integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike.

Sistemet e harmonizuara arsimore detare në Vendet Partnere dhe vendeve të BE-së rezultojnë në krijimin e stafit konkurrues detar në nivel ndërkombëtar, i cili mundëson kompanitë kombëtare detare për të punësuar personel kombëtar, por, në të njëjtën kohë, personel kompetent dhe arsimim të nivelit te lartë.

Në këtë mënyrë, ne do të mund te kontribuojmë në statusin ekonomik të Vendeve Partnere, dhe gjithashtu edhe për të përmbushur parakushtet për arritjen më të lehtë dhe më të shpejtëstandardeve evropiane.

Objektiva Specifike te projektit MArED:

  • Rishikimi i programit universitar të studimit në Inxhinierinë Detare dhe Navigimit ne Universitetin e Malit te Zi, UoM,
  • Zhvillimi i programit të studimeve në Elektroteknikë Detare, 180 ECTS, në UoM;
  • Rishikimi i programeve universitare të studimit, 180 ECTS, në Inxhinierinë Detare dhe Navigimit në Universitetin e Vlores, UV;
  • Zhvillimi i 2 kurseve pasuniversitare (MSc), 8 ECTS, në fushën e financimit Detar dhe Marketingut në Universitetin Luigj Gurakuqi” Shkodër, UNISHK;
  • Zhvillimi i kurseve të modelit IMO për trajnimin baze LLL te marinarëve në UoM dhe UV;
  • (Rishikimi) akreditimi dhe zbatimi i programeve të studimeve universitare dhe kurset e modelit IMO;
  • Freskim i atyre ekzistuese dhe krijimi i  burimeve te reja mësimore dhe infrastrukturore për edukimin dhe trajnimin detar ne MZ dhe AL;
  • Trajnimi i stafit mësimdhënës dhe lëvizshmërinë e tij brenda Vendeve Partnere  dhe universitete të OKB-së;
  • Nxitja e bashkëpunimit midis universitetit dhe ndërmarrjeve të sektorit detar;

Të gjitha kurrikulat dhe kurset e rishikuar do të jenë në përputhje me kërkesat e Konventës STCW IMO.

Rezultatet e projektit janë dedikuar për grupet në vijim: studentët e nivelit baze të studimeve, profesionistët në sektorin detar, marinarët dhe studentët pasuniversitare të interesuar marrjen e njohurive më të thella detare.

Projekti do të vazhdojë për 36 muaj, nga 2013/01/12 (data fillimit të projektit) dhe do të përfundojë më 30-11-2016.

Website i Projektit MArED:

 http://www.mared.ac.me