Hapet Aplikimi për Auditues/Inspektues të Sigurisë Rrugore

Hapet Aplikimi për Auditues/Inspektues të Sigurisë Rrugore

| NJOFTIM | 

Pranë Institutit të Transportit në dt. 09.05.2017 deri më dt. 21.05.2017, fillon aplikimi për kandidatët e interesuar për të ndjekur Kursin e Audit/Inspektimit për Sigurinë Rrugore

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • CV
  • Kopje të noterizuar të Diplomës. (Diploma bazë)
  • Kopje të noterizuar të Diplomës ose të Kurseve Master në Transport, brenda ose jashtë vendit (nqs ka)
  • Dokument që vërteton pjesëmarrjen në ekspertiza aksidentesh ose auditime/inspektime.
  • Çertifikatë eksperti të aksidenteve rrugore.
  • Çertifikatë trajnimi në fushën e Sigurisë Rrugore.
  • Dokumenta të tjera të cilat tregojnë përfshirjen si ekspert në fushën e Sigurisë Rrugore, si mësim dhënie, botime artikujsh, librash etj.

Dokumentat dorëzohen çdo ditë pranë Sekretarisë së Institutit të Transportit nga ora 9.00 deri 16.00

Për më tepër informacion mund të kontaktoni në sekretarinë e Institutit të Transportit:

Tel :          +355 42 232 974
Tel :        +355 42 232 644
Tel/Fax: +355 42 250 057
Email:adriana.pellumbi@ital.gov.al