Njoftime

You are here: Home / Archive by Category "Njoftime"

Shpallet thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike

| NJOFTIM |  Ju informojmë se shpallet thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.  Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.  Informacion më të hollësishëm, si të aplikoni dhe për çfarë të aplikoni mund të gjeni në linkun http://praktika.sociale.gov.al/ , në website e Ministrive dhe institucioneve të varësisë që janë pjesëmarrëse në këtë program.

Hapet Aplikimi për Auditues/Inspektues të Sigurisë Rrugore

| NJOFTIM |  Pranë Institutit të Transportit në dt. 09.05.2017 deri më dt. 21.05.2017, fillon aplikimi për kandidatët e interesuar për të ndjekur Kursin e Audit/Inspektimit për Sigurinë Rrugore Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: CV Kopje të noterizuar të Diplomës. (Diploma bazë) Kopje të noterizuar të Diplomës ose të Kurseve Master në Transport, brenda ose jashtë vendit (nqs ka) Dokument që vërteton pjesëmarrjen në ekspertiza aksidentesh ose auditime/inspektime. Çertifikatë eksperti të aksidenteve rrugore. Çertifikatë trajnimi në fushën e Sigurisë Rrugore. Dokumenta të tjera të cilat tregojnë përfshirjen si ekspert në fushën e Sigurisë Rrugore, si mësim dhënie, botime artikujsh, librash etj. Dokumentat dorëzohen çdo ditë pranë Sekretarisë së Institutit të Transportit nga ora 9.00 deri 16.00 Për më tepër informacion mund të kontaktoni në sekretarinë e Institutit të Transportit: Tel :          +355 42 232 974 Tel :        +355 42 232 644 Tel/Fax: +355 42 250 057 Email: adriana.pellumbi@ital.gov.al

Trajnim për Auditues/Inspektues të Sigurisë Rrugore

| NJOFTIM |  Së shpejti pranë Institutit të Transportit (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës) do të fillojë Kursi i trajnimit për Auditues/Inspektues të Sigurisë Rrugore. Ky kurs organizohet në mbështetje të VKM-së nr. 815 datë 23.11.2011 dhe nenit 11 e 12 të Udhëzimit nr.9 datë 03.07.2012 “Mbi auditimin dhe inspektimin e sigurisë rrugore” Per informacion […]