Shpallet thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike

| NJOFTIM |  Ju informojmë se shpallet thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.  Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.  Informacion më të hollësishëm, si të aplikoni dhe për çfarë të aplikoni mund të gjeni në  linkun  http://praktika.sociale.gov.al/ ,  në website e Ministrive dhe institucioneve të varësisë që janë pjesëmarrëse në këtë program.