Instituti i Transportit, është krijuar në vitin 1985.
Me një eksperiencë pune mbi 30-vjeçare, Instituti i Transportit ka kryer studime afatmesme dhe afatgjata të aplikueshme në sektorin e transportit, oponenca, konsulenca, etj si dhe ka marre pjesë në programe të ndryshme rajonale.
Në kuadrin e programeve të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për reformimin e Institucioneve Studimore, Instituti i Transportit u reformua si “Njësi Shërbimi” pranë Ministrisë që mbulon çështjet e transportit.
– Funksionimi si një burim qendror i informacionit për sektorin e transportit (krijimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i database-s të sektorit të transportit).
– Mirëmbajtja dhe përditësimi i Planit Kombëtar të Transportit (PKT) dhe programeve të investimeve lidhur me to.
Misioni i Institutit të Transportit është krijimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave për fushën e transportit, mbështetja e Ministrisë, me të dhëna dhe mjete analitike për të zhvilluar politika dhe strategji për sektorin e transportit, duke përfshirë monitorimin dhe përditësimin e Planit Kombëtar Shqiptar te Transportit.
Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km.
Përsa i përket infrastrukturës rrugore, këto 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë investime.
Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit, me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë.
Aktualisht zhvillimi i Transportit ajror Shqiptar është i fokusuar në Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, që ndodhet rreth 25 km në Veri-Perëndim të Tiranës.
Rrjeti hekurudhor Shqiptar ka në përdorim 416km linjë hekurudhore kryesore teke (me një binar) në funksion 343.35 km me gjerësi standarde 1435 mm dhe rreth 92km linja sekondare të stacioneve dhe degëzimeve industriale.